Prokurori serb flet për bashkëpunim të shkëlqyeshëm me Specialen: I vetmi që hyra në selinë e Williamson në Bruksel

12.09.2020 12:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Prokurori serb flet për bashkëpunim të shkëlqyeshëm me Specialen: I vetmi që hyra në selinë e Williamson në Bruksel

Ish prokurori serb për krime të luftës, Vladimir Vukçeviq, ka rrëfyer për bashkëpunimin e tij me hetuesit dhe prokurorët e Gjykatës Speciale, në një intervistë për mediumin serb KoSSev, të premten.

Duke komentuar lajmin për dërgimin e 4000 dosjeve të Gjykatës Speciale në selinë e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, ditë më parë, nga një person i maskuar, Vukçeviq ka thënë se kjo gjë i duket e “çuditshme dhe e pabesueshme”.

Një korrespondencë e vitit 2013 midis ish prokurorit special Clint Williamson dhe ish prokurorit serb Vladimir Vukçeviq ishte një ndër dokumentet e prezantuara në media si material që pretendohet të ketë dalë jashtë Prokurorisë Speciale.

Vukçeviq, në bisedë me KoSSev, ka rikujtuar masat e larta të sigurisë që i kanë ndërmarrë hetuesit në të kaluarën, ndërsa ka përmendur se selia e Clint Williamson ishte në hapësirat e NATO-s në Bruksel.

“Aq ishte i lartë diskrecioni për të mos u zbuluar kush ishin dëshmitarët”, ka thënë ish prokurori serb.

“Të vetmit që ishin atje ishim unë dhe zëvendësi im Bruno Vekariq. Askush tjetër. Ishte aq e mbyllur për këdo”, ka shtuar ai.

Vukçeviq thotë se ka pasur bashkëpunim të shkëlqyeshëm me Clint Williamson.

Ai ka pohuar se në kohën kur Williamson punonte në raportin e vet, ai i kishte marrë dëshmitarët në pyetje në hapësirat e Prokurorisë për Krime të Luftës në Beograd.

“Nuk më ka dërguar kurrfarë dëshmitarësh, as emrat e dëshmitarëve, që unë t’i marr në pyetje, një gjë e tillë as nuk ishte e mundur. Sipas procesit, nuk mund të më urdhërojë ai mua, dhe askush tjetër”, ka thënë Vukçeviq.

“Ai neve na kishte dhënë listën e dëshmitarëve që u interesonin atyre, pastaj unë ia pata dhënë urdhrin shërbimit tonë që t’i ftonte dhe që t’i sillte. Kjo ishte procedura, megjithatë kurrfarë emaile shtesë nuk më ka dërguar ai mua, që unë t’i marr në pyetje. Ata janë marrë në pyetje pa neve. Ne vetëm ofronim logjistikë”, ka thënë ish prokurori serb.

“Larg qoftë që m’i dërgonte emrat me email”, ka shtuar ai.

Vukçeviq edhe një herë ka rikujtuar që Prokuroria serbe për krime të luftës i ka marrë në pyetje dëshmitarët e vet në fazën para krijimit të Dhomave të Specializuara, që ata ishin persona për të cilët konsiderohej se mund të ndihmojnë në zbardhjen e krimeve të luftës dhe që kjo punë i paraprinte nismës së Dick Martyt.

“Nuk e ka zbuluar Dick Marty atë, por ne. Pasi që shqiptarët refuzuan të bashkëpunojnë, unë ia përcolla Komisionit Evropian, pastaj Dick Marty erdhi, e konfirmoi se ajo që ne kemi zbuluar është proceduralisht valide”, ka thënë ish prokurori serb.

Gjykata Speciale është themeluar më 1 shtator të vitit 2016 në Hagë, por ajo e ka trashëguar stafin dhe mandatin e Grupit të Posaçëm Hetimor për hetime të pretendimeve të përmbajtura në Raportin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës “Trajtimi çnjerëzor i njerëzve dhe tregtia e paligjshme me organe njerëzore në Kosovë” (Raporti i KE-së), i cili është publikuar në fillim të vitit 2011, e të cilin e udhëhiqte Clint Williamson.

Gjykata Speciale është formuar pikërisht duke u bazuar në raportin e prokurorit special amerikan Clint Williamson në vitin 2014, i cili ishte marrë me hetimin paraprak të Raportuesit Special të Komisionit Evropian, zviceranit Dick Marty nga viti 2011.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Marrëveshja Kosovë-Serbisë për shkëmbimin e informacioneve, kështu e komentojnë ekspertët

Marrëveshja Kosovë-Serbisë për shkëmbimin e informacioneve, kështu e komentojnë ekspertët

Prokurori serb flet për bashkëpunim të shkëlqyeshëm me Specialen: I vetmi që hyra në selinë e Williamson në Bruksel

Prokurori serb flet për bashkëpunim të shkëlqyeshëm me Specialen: I vetmi që hyra në selinë e Williamson në Bruksel

Kryediplomatja Haradinaj i reagon Gjykatës së Vranjës për padinë ndaj Ragmi Mustafës

Kryediplomatja Haradinaj i reagon Gjykatës së Vranjës për padinë ndaj Ragmi Mustafës

Pas ndalimit të importit të vajit të palmës, fermerët anulojnë protestën

Pas ndalimit të importit të vajit të palmës, fermerët anulojnë protestën

Veseli thotë se nuk bëhen pjesë e qeverisë Hoti, kritikon ashpër VV-në

Veseli thotë se nuk bëhen pjesë e qeverisë Hoti, kritikon ashpër VV-në

Veseli: Delegacioni ynë dështoi në ShBA, nuk rezultoi me njohje, por u fol vetëm për resurset ekonomike

Veseli: Delegacioni ynë dështoi në ShBA, nuk rezultoi me njohje, por u fol vetëm për resurset ekonomike

​Tahiri adreson tri çështje në Bruksel

​Tahiri adreson tri çështje në Bruksel

Vjosa Osmani: Në LDK do të kthehesha nëse reformohet

Vjosa Osmani: Në LDK do të kthehesha nëse reformohet

​Gjykata Speciale nuk komenton vërtetësinë e dosjeve të dala në publik

​Gjykata Speciale nuk komenton vërtetësinë e dosjeve të dala në publik

Ambasadori amerikan: Marrëveshja e Shtëpisë së Bardhë të zbatohet siç është nënshkruar

Ambasadori amerikan: Marrëveshja e Shtëpisë së Bardhë të zbatohet siç është nënshkruar

Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë ka nisur hetimet për dokumentet e dërguara në OVL UÇK

Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë ka nisur hetimet për dokumentet e dërguara në OVL UÇK

Hoti: Çdo sulm që bëhet ndaj botës demokratike, është sulm ndaj popullit të Kosovës

Hoti: Çdo sulm që bëhet ndaj botës demokratike, është sulm ndaj popullit të Kosovës

Pesë të vdekur nga koronavirusi brenda 24 orësh në Kosovë

Pesë të vdekur nga koronavirusi brenda 24 orësh në Kosovë

50 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

50 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

SHBA-të, Kosova dhe Serbia nominohen për Çmimin Nobel për Paqe

SHBA-të, Kosova dhe Serbia nominohen për Çmimin Nobel për Paqe

​Për një vit regjistrohen 470 biznese të reja në Ferizaj

​Për një vit regjistrohen 470 biznese të reja në Ferizaj