Prokurori: Molliqaj u arrestua për shkak të sulmit ndaj një zyrtari

13.05.2019 13:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Prokurori: Molliqaj u arrestua për shkak të sulmit ndaj një zyrtari

Dardan Molliqaj, deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PSD’së, gjatë ditës së sotme u arrestua nga ana e policisë së Kosovës. Kjo e fundit, e vuri nën pranga pasi ai i kishte refuzuar ftesat për t’u paraqitur për intervistim në prokurori. Molliqaj sipas prokurorisë u arrestua për një sulm ndaj një personi zyrtar që e kishte kryer gjatë një proteste kohë më parë.

Kështu ka bërë të ditur për Gazetën Express, kryeprokurori në Prokurorinë Themelore të Prishtinës, Imer Beka.

Ai sqaroi se Molliqaj ka pas ftesë që të shkojë në prokurori e të jap deklaratë, por ai nuk është paraqitur. Andaj me ftesë të Gjykatës, sot policia e shtetit e ka dërguar me dhunë Molliqajn në Prokurori.

“Molliqaj ka pasur urdhër që të paraqiten në prokurori për të dhënë deklaratë për një sulm që ai dyshohet se e kishte kryer ndaj një personi zyrtar kohë më parë. Ai nuk u lajmërua në prokurori andaj gjykata ka lëshuar shkresë për arrestim dhe ai me dhunë është sjellë në objektin e prokurorisë për t’u intervistuar”, ka sqaruar kryeprokurori Beka.

Ai ka thënë se Molliqaj vetëm është intervistuar nga ana e prokurorit i cili po merret me rastin dhe pastaj është liruar në procedurë të rregullt.

“Ai është intervistuar nga ana e prokurorit dhe tash besojë që është liruar”, ka thënë tutje Beka.

E policia e shtetit, po ashtu ka sqaruar se urdhër arresti për Molliqajn është nxjerrë më 12 maj të këtij viti, do të thotë të dielën.

“Sot, konform detyrimit ligjor, policia ka realizuar një urdhër arrest të Gjykatës Themelore në Prishtinë, respektivisht Departamenti i Përgjithshëm. Urdhër – arresti është e nxjerrë me datën 12.05.2019, dhe në të janë specifikuar detyrimet, për policinë, që i pandehuri D.M, të dërgohet në Objektin e Pallatit të Drejtësisë, saktësisht në Prokurorinë themelore”, thuhet në njoftimin e policisë.

Momentalisht, policia sipas rregullit po kryen të gjitha veprimet e nevojshme procedurale për të përmbushur plotësisht urdhëresën e gjykatës.

Ndërkohë, sipas PSD-së, arrestimi i Molliqajt nga ana e policisë nuk ka qenë i paralajmëruar e ai as nuk ka pasur më herët ndonjë ftesë për seancë apo paraqitje në gjykatë.

“Molliqaj është arrestuar nën arsyetimin për pjesëmarrje në protestën për lirimin e deputetit Albin Kurti, në vitin 2015. Arrestimi i deputetit në fjalë ka qenë në kundërshtim me liritë dhe të drejtat e njeriut dhe në shkelje të plotë të procedurave ligjore. Për këtë arsye, ajo protestë ka qenë e drejtë dhe e nevojshme”, thuhet në njoftimin e PSD-së.

PSD ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të deputetit Dardan Molliqaj.

“PSD është për shtet të së drejtës, ku respektohet liria për protestë dhe kritikë. Prandaj, për ne është e papranueshme çfarëdo përpjekje për cenimin e tyre”, thuhet në reagimin e PSD-së./G.Hasani/Express/

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Mustafa tregon se a ka mospajtime mes LDK-së dhe AAK-së në koalicion

Mustafa tregon se a ka mospajtime mes LDK-së dhe AAK-së në koalicion

Telekomi mbledh paratë, kryen pagesat e punëtorëve

Telekomi mbledh paratë, kryen pagesat e punëtorëve

Shteren rezervat, Transfuzioni kërkon mobilizim të qytetarëve për të dhuruar gjak

Shteren rezervat, Transfuzioni kërkon mobilizim të qytetarëve për të dhuruar gjak

Instituti gjerman sjell një lajm të mirë: Vaksina ndaj coronavirusit mund të jetë në dispozicion qysh në vjeshtë

Instituti gjerman sjell një lajm të mirë: Vaksina ndaj coronavirusit mund të jetë në dispozicion qysh në vjeshtë

Moti në Kosovë gjatë pesë ditëve të ardhshme?

Moti në Kosovë gjatë pesë ditëve të ardhshme?

Bajrami njofton për pagesat e ekzekutuara sot

Bajrami njofton për pagesat e ekzekutuara sot

Haradinaj shpreh hapur pretendimet për president të Kosovës: E konsideroj përgjegjësi dhe nder

Haradinaj shpreh hapur pretendimet për president të Kosovës: E konsideroj përgjegjësi dhe nder

Çka ndodh me ata që e shajnë UÇK’në, sipas ligjit për Mbrojtjen e Vlerave?

Çka ndodh me ata që e shajnë UÇK’në, sipas ligjit për Mbrojtjen e Vlerave?

Prestreshi: Nuk do të lejohen abuzime me çmime të testeve për Covid-19

Prestreshi: Nuk do të lejohen abuzime me çmime të testeve për Covid-19

Kryesia e Kuvendit vendos për formimin e komisionit hetimore për leje të hidrocentraleve

Kryesia e Kuvendit vendos për formimin e komisionit hetimore për leje të hidrocentraleve

Hoti thotë se privatët që do të kryejnë teste për Covid-19 do të mbikëqyren për çmimet

Hoti thotë se privatët që do të kryejnë teste për Covid-19 do të mbikëqyren për çmimet

Kuvendi të premten shqyrton projektligjin për rimëkëmbje ekonomike

Kuvendi të premten shqyrton projektligjin për rimëkëmbje ekonomike

Stuhia shkakton dëme të konsiderueshme materiale në Llashticë të Gjilanit

Stuhia shkakton dëme të konsiderueshme materiale në Llashticë të Gjilanit

Nxënësit e klasave të para dhe të dyta pritet ta fillojnë mësimin në shkolla

Nxënësit e klasave të para dhe të dyta pritet ta fillojnë mësimin në shkolla

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Komunës së Podujevës, rezulton pozitiv me Covid-19

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Komunës së Podujevës, rezulton pozitiv me Covid-19

SHSKUK: Po trajtohen rreth 610 pacientë me COVID-19 – 25 në gjendje të rëndë

SHSKUK: Po trajtohen rreth 610 pacientë me COVID-19 – 25 në gjendje të rëndë