Prokurori i plagosur, vriten pengmarrësit (Foto)

E publikuar: 31/03/2015 21:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Siç raportojnë mediat turke prokurori është plagosur ndërsa pengmarrësit janë vrarë në aksionin e Policisë në ndërtesën e gjykatës në Stamboll.

Mehmet Selim Kiraz është marrë peng sot nga pjesëtarët e partisë revolucionare marksiste e cila po ashtu e ka publikuar një foto të prokurorit ku shihet se ia kanë vënë revolen në kokë.

Ata kanë dhënë afat prokurorit të tregojë emrin e policit që ka vrarë një adoleshent në protestat antiqeveritare në Turqi. /KosovaPress/

Image
Image
Image