Prokurori Hajdarmataj tregon se kur nisi procedimi penal ndaj Tahirit

E publikuar: 20/10/2017 12:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Prokurori i krimeve të rënda, Besim Hajdarmataj, si përfaqësues i organit të akuzës deklaroi në mbledhjen e këshillit të mandateve, momentin kur ka nisur procedimi penal ndaj deputetit Saimir Tahiri.

Sipas Hajdarmatajt, prokuroria e Shqipërisë, kërkoi materia në rrugë ligjore nga drejtësia italiane, dhe referuar materialeve, ka nisur procedimi ndaj Tahirit, i cili shihet si i implikuar

Prokurori Hajdarmataj, ju është përgjigjur një sërë pyetjesh të bëra nga deputeti socialist Ulsi Manja.

‘Ne nuk kishim se çfarë prisnim më kur në të gjitha mediat tashmë ishte shfaqur një material, i cili implikonte një grup personash që ishin përfshirë në trafikun e lënëve narkotike. Gjatë gjithë veprimtarisë së prokurorisë kur kemi konstatuar raste të trafikimit të lëndëve narkotike, pavarësisht se nuk janë evidentuar në vendin tonë ne kemi filluar procedim penal, pasi kemi shkëmbyer informacion me autoritetet italiane, të cilët janë shtetas shqiptarë. Në të gjitha rastet trafiku është kryer nga territori i Shqipërisë në drejtim të Italisë. Kjo ka qenë dhe baza për të cilin kemi filluar hetimin.

Ne jemi duke vazhduar hetimin ne nuk e kemi ndaluar hetimin. Regjistrimi i procedimit është bërë dhe pasuar me dy procedime të tjera,. Duke pasur parasysh dhe aktet e bëra publike kemi analizuar provat dhe kemi arritur në këtë bindje.

Ne patjetër ne në çdo lloj kohe duhet të flasim për shkëmbim informacioni. I jemi drejtuar prokurorisë italiane për një letër porosi, tashmë kemi në dispozicion ku kemi një pjesë të materialit ku përfshihet dhe urdhërarresti i personave të arrestuar nga policia italiane. I gjithë materiali është i ardhur në rrugë zyrtare.

Ne i kemi marrë si rast që ne duhet të fillojmë një procedim,. Ne kimi ardhur këtu pasi kemi shkëmbyer një informacion, dhe jemi duke pritur materialet e tjera.

Kemi një material që është administruar në prokurori në 19.10 2017, i cili ka qenë në gjuhën italiane dhe po vazhdojmë përkthimin e tij. Kemi përkthyer momentet ku implikohet deputeti Tahiri.

Materiali i disponuar nga ana jonë ka ardhur në rrugë zyrtare nga prokuroria e përgjithshme’, tha Hajdarmataj.