Prokurorët specialë po merren me 974 lëndët e trashëguara nga EULEX-i

E publikuar: 05/02/2019 10:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në qershor të vitit të kaluar misioni i EULEX-it përfundoi mandatin në Kosovë.

Ky mision po vazhdon të qëndrojë ende në vendin tonë mirëpo nuk ka kompetenca ekzekutive. Ai është mekanizëm mbikëqyrës dhe këshillues për institucionet të cilat e zbatojnë ligjin.

Ndërsa lëndët me të cilat ishte duke u marrë ky mision (krime të luftës, korrupsion i nivelit të lartë.,etj), ia ka transferuar Prokurorisë Speciale të Kosovës.

Kalimi i të gjitha kompetencave nga EULEX-i tek autoritetet vendore është thënë nga këta të fundit se nuk përbën ndonjë sfidë, pasi këto institucione tashmë janë të gatshme të funksionojnë të pavarura dhe pa ndikime politike.

Ndërkohë nga Prokuroria Speciale e kanë konfirmuar për lajmi.net se kanë filluar të merren me të gjitha lëndët e transferuara.