Prokurorët hetojnë prokurorët

13.08.2019 14:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Prokurorët hetojnë prokurorët

Prokurorët e Prokurorisë për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit po hetojnë kolegët e Prokurorisë Speciale, Lile Stefanova dhe Elizabeta Josifovska për përfshirjen eventuale në rastin e njohur me emrin “Reket”.

Për skandalin e zhvatjes së 1.5 milion eurove nga afaristi Orce Kamçev, nën hetime është edhe kryeprokurorja e dorëhequr, Katica Janeva, e cila është në lidhje me Bojan Jovanovskin i cili së bashku me Zoran Milevskin, kanë marrë paratë nga afaristi i njohur duke i premtuar masa lehtësuese në një proces gjyqësor që po zhvillohet ndaj tij.

Detaje nga marrja në pyetje e prokurorëve nuk janë dhënë edhe pse nga Specialja në vazhdimësi kanë hedhur poshtë akuzat duke theksuar se kontaktet e prokurores Janeva me të dyshuarit kanë qenë në kuadër të hetimeve.

Por, ky skandal që është përcjellur edhe me publikimin e video-incizimeve nga gazeta italiane “La Verita” ku duken të dyshuarit në këtë rast se si marrin paratë, por edhe bisedat mes tyre për procesin gjyqësor, ka shkaktuar reagime të shumta në Maqedoninë e Veriut.

Një ditë më parë, presidenti Stevo Pendarovski, ka shprehur siç ka thënë “zhgënjimin e tij të thellë me prokuroren Katica Janeva ndërsa ka kërkuar hetim të shpejtë dhe efektiv të rastit. Ai ka drejtuar kritika ndaj prokurorëve se nuk janë në krye të detyrës dhe se kjo sipas kreut të shtetit ka bërë që qytetarët të jenë të dëshpëruar me punën e organit të akuzës.

Por, nga Prokuroria kanë reaguar duke theksuar se “nuk do të lejojë diskreditimin e prokurorëve dhe përzierjen e politikanëve në procedurat penale. Për rastin në fjalë nga Prokuroria Publike thonë se “po veprohet në mënyrë jo selektive sipas planit të hartuar dhe të gjithë personat e përfshirë në vepër penale do të merren në pyetje dhe do të përgjigjen në bazë të ligjit”.

Edhe Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski ka kërkuar zbardhjen e shpejtë të rastit ndërsa ka ofruar gjithë mbështetjen e dikasterit që drejton për të çuar sa më shpejt drejtësinë në vend.

“Absolutisht duhet të kemi hetim të shpejt dhe efikas dhe nxjerrjen para drejtësisë të çdo individi që mund të jetë i përfshirë jo vetëm në këtë skandal, por edhe në raste tjera. Ne duhet të punojmë pasi tani është momenti që të fitojmë luftën kundër krimit dhe të kthejmë besimin e qytetarëve në institucionet e shtetit”, ka thënë Spasovki.

Njohësit e çështjeve juridike, ndërkohë thonë se Prokuroria Speciale ka humbur kredibilitetin dhe se të gjitha lëndët që ajo ka nisur kundër ish zyrtarëve duhet t’i kalojnë Prokurorisë së Rregullt.

“Nëse dëshmohet ndonjë lidhshmëri apo dyshim për përfshirjen e Katica Janevës në këtë rast, do të ketë ndikim në lëndët që ka ngritur kjo Prokurori ndaj zyrtarëve të pushtetit të kaluar. Që të mos ketë dyshime në proceset gjyqësore, vlerësoj se të gjitha lëndët që ajo po procedon duhet t’i kalojnë Prokurorisë së rregullt, ndoshta jo në fazën para hetimore, por hetimet gjithsesi se nuk duhet t’i vazhdojë”, thotë Dane Iliev, ish kryetar i Gjykatës Supreme.

Ky rast ndërkohë po ndiqet me vëmendje edhe nga përfaqësuesit ndërkombëtar në vend. Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kate Byrnes në profilin e saj në Twitter ka shkruar se tani është koha e duhur që Maqedonia e Veriut të tregojë përkushtim për sundimin i ligjit.

“Këto janë akuza serioze që kërkojnë përgjigje serioze, të plotë, transparente dhe në kohë”, ka shkruar ambasadorja Byrnes.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Prokurorët hetojnë prokurorët

Prokurorët hetojnë prokurorët

“Punëtorëve këtë nuk ua bënte as okupatori serb”

“Punëtorëve këtë nuk ua bënte as okupatori serb”

Vendet e Kuint-it kërkojnë vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi

Vendet e Kuint-it kërkojnë vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi

Tahiri: Jemi të vendosur për konfiskimin e secilës pasuri të fituar me krim e korrupsion

Tahiri: Jemi të vendosur për konfiskimin e secilës pasuri të fituar me krim e korrupsion

Pas takimit me Isa Mustafën, flet Albin Kurti

Pas takimit me Isa Mustafën, flet Albin Kurti

Kupchan: Çështja e shkëmbimit të territoreve duhet të jetë në tavolinë të negociatave

Kupchan: Çështja e shkëmbimit të territoreve duhet të jetë në tavolinë të negociatave

Mosbesim i ndërsjellë për seancën e 22 gushtit

Mosbesim i ndërsjellë për seancën e 22 gushtit

Refuzojnë Amerikanët: John Bolton nuk do të vijë në Kosovë përshkak Taksës 100%Aa

Refuzojnë Amerikanët: John Bolton nuk do të vijë në Kosovë përshkak Taksës 100%Aa

Ekspertët: Kujdes nga sondazhet për zgjedhjet

Ekspertët: Kujdes nga sondazhet për zgjedhjet

Rregulli i ri amerikan për viza prek të varfërit

Rregulli i ri amerikan për viza prek të varfërit

Shteti ‘nuk e mendoi mirë’ kthimin e mbi njëqind kosovarëve nga Siria

Shteti ‘nuk e mendoi mirë’ kthimin e mbi njëqind kosovarëve nga Siria

Suspendimi i policëve, pasnesër protestohet në Gjakovë

Suspendimi i policëve, pasnesër protestohet në Gjakovë

Në këtë ditë kthehet shiu, të dielën u arrit temperatura rekord, 41.6 gradë

Në këtë ditë kthehet shiu, të dielën u arrit temperatura rekord, 41.6 gradë

Nitaj thotë se të gjitha sondazhet tregojnë se AAK është rritur më shumë se dyfish

Nitaj thotë se të gjitha sondazhet tregojnë se AAK është rritur më shumë se dyfish

Efektet e Marrëveshjes së Ohrit 18 vjet pas nënshkrimit

Efektet e Marrëveshjes së Ohrit 18 vjet pas nënshkrimit

Haziri apelon për kursim të ujit dhe shmangie të lëvizjes gjatë temperaturave të larta

Haziri apelon për kursim të ujit dhe shmangie të lëvizjes gjatë temperaturave të larta