Prokurorët “fluturues”! Dështojnë seancat gjyqësore për çështjen CEZ

13.06.2018 15:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Prokurorët “fluturues”! Dështojnë seancat gjyqësore për çështjen CEZ

Transferimi i prokurorëve, nga një prokurori në tjetrën, teksa zgjidh një mungesë atje ku shkon, hap një tjetër atje ku ishte.

I tillë është rasti i komandimit të prokurorit Ylli Pjeternikaj nga Prokuroria e Tiranës në atë të Shkodrës.

Ky komandim ka bërë që seanca e radhës ndaj dy ish-drejtuesve të CEZ në vendin tonë, Josef Heisek dhe Jan Ivan të dështojë pikërisht për mungesë të prokurorit. Por edhe pa këtë mungesë, ky proces duket sikur është braktisur.

Prej tre muajsh për këtë çështje nuk zhvillohet asnjë seancë gjyqësore pasi herë mungon avokati mbrojtës dhe herë prokurori. Dhe kjo zvarritje duket se nuk është thjesht neglizhencë e palëve në proces, pasi ky proces gjyqësor mund të quhet edhe si “procesi i miliona eurove”. Pasi nga njëra anë janë mbi 5 milionë euro, vlera e mashtrimit të dy ish-drejtuesve çekë të CEZ në vendin tonë. Dhe nga ana tjetër është marrëveshja e zgjidhjes me mirëkuptim mes qeverisë shqiptare dhe kompanisë CEZ, marrëveshje, e cila midis të tjerash, përcakton përjashtimin nga ndjekja penale të ish-drejtuesve të lartë të CEZ-it në vendin tonë.

Dhe në rast të dënimit nga Gjykata e Tiranës të Jan Ivanit dhe Josef Heisekut, ky vendim mund të përdoret nga të pandehurit si prishje e marrëveshjes. Prishje e cila ndryshe përkthehet në dëmshpërblim disa qindra milionë euro. Ndoshta për këtë arsye, avokatet dhe prokurorët po e zvarrisin me radhë këtë proces duke munguar herë njëri dhe herë tjetri./topchannel/

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Ja çfarë shkruante në Facebook autori i masakrës në Vlorë

Ja çfarë shkruante në Facebook autori i masakrës në Vlorë

Phillips: Ndarja ose shkëmbimi i territoreve, alternativa më e keqe

Phillips: Ndarja ose shkëmbimi i territoreve, alternativa më e keqe

“Thaçi dhe Vuçiqi tashmë po bisedojnë për caktimin e kufirit të ri”

“Thaçi dhe Vuçiqi tashmë po bisedojnë për caktimin e kufirit të ri”

Ky është 24 vjeçari që vrau 8 persona në Vlorë: Është i rrezikshëm

Ky është 24 vjeçari që vrau 8 persona në Vlorë: Është i rrezikshëm

Tahiri: Me Kodin e ri penal, dhunuesit do të vuajnë burg

Tahiri: Me Kodin e ri penal, dhunuesit do të vuajnë burg

Ramush Haradinaj si Ronaldo! (Video)

Ramush Haradinaj si Ronaldo! (Video)

Ndodh në Shqipëri: Uniformat e verës, vijnë në dimër, policët detyrohen t’i blejnë vetë

Ndodh në Shqipëri: Uniformat e verës, vijnë në dimër, policët detyrohen t’i blejnë vetë

Shqiptarët nga Lugina e Preshevës që kërkojnë të ardhmen në Perëndim

Shqiptarët nga Lugina e Preshevës që kërkojnë të ardhmen në Perëndim

Nga një muaj paraburgim tre personave që tentuan të vrasin njërin në Kamenicë

Nga një muaj paraburgim tre personave që tentuan të vrasin njërin në Kamenicë

MKRS me plan për parandalimin e dhunës në sport

MKRS me plan për parandalimin e dhunës në sport

Albin Kurti: Kosova të marrë shembull nga Kanadaja

Albin Kurti: Kosova të marrë shembull nga Kanadaja

Sulmohet Ambasada e Kosovës në Stockholm, MPJ e dënon rastin

Sulmohet Ambasada e Kosovës në Stockholm, MPJ e dënon rastin

50 mijë euro për pastrimin e Lepencit nga azbesti

50 mijë euro për pastrimin e Lepencit nga azbesti

10 orë pritje në Merdare!

10 orë pritje në Merdare!

Komisioni Evropian: Zgjidhja duhet të jetë realiste dhe e mundshme

Komisioni Evropian: Zgjidhja duhet të jetë realiste dhe e mundshme

Ministrja Hoxha priti në takim ambasadorin e Kanadasë në Kroaci, thotë se këto dy vende kanë miqësi shembullore

Ministrja Hoxha priti në takim ambasadorin e Kanadasë në Kroaci, thotë se këto dy vende kanë miqësi shembullore