Projektori i ri i Sony do të përshtatet në mënyrë perfekte me xhepin tuaj

E publikuar: 16/03/2018 13:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Krijimi i një projektori portativ që mund të përshtatet me xhepin tuaj dhe që funksionon mirë, nuk është një arritje e vogël, por Sony mendon se është në lartësinë e duhur me projektorin e saj të ri MP-CD1.

Duke u hedhur në treg fillimisht në Evropë në muajin  prill për 400 €, MP-CD1 mund të projektojë një shfaqje deri në 120 inç në 105 lumen nga një distancë prej vetëm 3.5 metra. Ai ka një rezolucion prej 854 nga 480 piksel (i cili nuk është një rezolucion lartë, por duket të jetë mesatarja për projektuesit portativë) dhe Sony thotë se korrigjimi automatik do të sigurojë një ekran të plotë edhe kur sipërfaqja nuk është e sheshtë ose imazhi është duke u projektuar nga një kënd.

Me një bateri të integruar 5000mAh (më e mirë se shumica e smartfonëve), projektori mund të përdoret për rreth dy orë para se të karikohet. Për të shmangur baterinë e rënë ndërsa MP-CD1 është në përdorim, është e mundur ta ngarkoni me anë të portes USB-C dhe nëse jeni jashtë ju mund ta lidhni edhe me një powerbank.

Fuqia Pico

Përdorimi i një porte USB-C është një lëvizje e zgjuar nga Sony, pasi porta  USB-C e zakonshme i jep një avantazh të vërtetë portativ.

Falë lidhjes së saj HDMI pajisja mund të projektojë përmbajtje nga një sërë burimesh si PC dhe PlayStation. Ekziston gjithashtu një dongle(pajisje HDMI) opsionalisht e shitur veçmas që mundëson lidhjen me valë në mënyrë që të mund të shpërndani përmbajtje nga smartfonë ose tableta.

Sipas Sony, projektori mat 83,0 mm x 16,0 mm x 150,0 mm dhe mund të përshtatet me pëllëmbën e dorës tuaj. Duke peshuar vetëm 280 gramë, projektori ndjehet sikur po mbani dy pajisje iPhone 8.

Sony ka thënë se pajisja do të vijë në Evropë në prill për € 400 (rreth £ 350) dhe aktualisht është e listuar në faqen e saj të internetit në SHBA, si një pajisje që do të jetë së shpejti  në dispozicion të personave të interesuar  vetëm për  399.99 dollarë. /PCWorld Albanian