Projektorët mbi Itali, yjet e futbollit zbresin në stadiumet e këtij vendi për Ligën e Kampionëve

E publikuar: 05/11/2018 20:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Takimi yjesh në Itali. Kampionët, më të fortit, më të dashurit dhe më të frikshmit do të grumbullohen në San Siro, San Paolo , dhe në Allianz Stadium në Ligën  e Kampionëve.

Përballjet do të zhvillohen mes të martës dhe të mërkurës, në një shfaqje të madhe që në Itali nuk ishte përjetuar ndër vite.

Në Milano, Mauro Icardi e pret Lionel Messin dhe Luis Suarezin.

Në Napoli do të ketë përballje mes Lorenzo Insignes e Dries Mertensit që luajnë përballë Neymar e Mbappe.

Edhe Buffon do të luajë dhe atë në Napoli, stadium ku në vitet e fundit e kishte rivalin më të madh.

Një ditë më pas në Torino, Cristiani Ronaldo e Paulo Dybala do ta pres Paul Pogban me shokë.

Juventus

13 tituj të Ligës së Kampionëve do të jenë në Itali. Në San Siro (Barcelona 5 dhe Inter 3) dhe në Torinos (Manchester United 3 dhe Juventus 2).

Edhe pse nuk kanë Liga të Kampionëve, Napoli dhe PSG, duhet të përcjellën nga afër, pasi kanë shumë yje.

Është për të ardhur keq që Inter-Barcelona të luhet në të njëjtën ditë dhe në të njëjtën kohë me Napoli-Paris Saint Germain.

Në Milano, jo vetëm sulmuesit Icardi dhe Suarez, por edhe Nainggolan dhe Coutinho, Brozovic dhe Rakitiç, De Vrij dhe Piqué do të zbresin, në pritje të Lionel Messit që mund të ketë minuta.

Rezultatet nuk dihen e as që mund të parashikohen lehtë, por një gjë është e sigurt, spektakël në këtë mesjavë është në Itali./Telegrafi/