Projektet lokale të Kaçanikut dhe Ferizajt marrin mbështetjen e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit

12.03.2019 14:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Projektet lokale të Kaçanikut dhe Ferizajt marrin mbështetjen e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit Pal Lekaj të martën nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me krerët e Kaçanikut dhe Ferizajt. Këto marrëveshje bashkëpunimi u nënshkruan në frymën e mbështetjes së projekteve lokale nga MIT, që kanë për synim financimin e projekteve lokale që shkojnë përtej mundësive buxhetore të komunave.

Për komunën e Kaçanikut, MIT për vitin 2019 ka ndarë shumën prej 705.000 euro, për realizimin e pesë projekteve. Kurse Ferizaj nga MIT përfiton shumën prej 300.000 euro, për realizimin e projekteve të reja për këtë komunë.

 Për të gjitha projektet e mbështetura për këtë vit, janë bërë planifikimet buxhetore edhe për vitet në vijim, deri në përfundimin e plotë të tyre. Ministri Lekaj, duke i siguruar kryetarët e Kaçanikut dhe Ferizajt se mbështetja e dikasterit që ai drejton nuk do të mungojë asnjëherë, kërkoi nga ta që të jenë zbatues të mirë të projekteve që po financohen nga MIT, sepse bëhet fjalë për interesin e qytetarëve dhe ky duhet të mbetet prioritet i të dy niveleve të qeverisjes.

Dy kryetarët e komunave nënshkruese të marrëveshjeve të bashkëpunimit, e falënderuan ministrin për përkrahje dhe u zotuan se realizimi i të gjitha projekteve në komunat e tyre do bëhet konform standardeve të kërkuara dhe në harmoni me afatet e përcaktuara për përfundimin e tyre.

Ministri Lekaj të martën po ashtu ka dhënë edhe një lajm të madh për projektet e infrastrukturore të Qendrës së Skijimit të Brezovicës, ky dy projekte tashmë janë gati për t’u filluar.

https://web.facebook.com/dr.pallekaj/photos/a.562626083797205/2171216009604863/?type=3&theater&_rdc=1&_rdr

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Projektet lokale të Kaçanikut dhe Ferizajt marrin mbështetjen e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit

Projektet lokale të Kaçanikut dhe Ferizajt marrin mbështetjen e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit

Kosova kërkon investitorë nga Katari

Kosova kërkon investitorë nga Katari

Deputeti i AAK-së: Mbylleni këtë seancë palidhje

Deputeti i AAK-së: Mbylleni këtë seancë palidhje

Vuçiq tregon çfarë i thanë njerëzit e Merkel, paralajmëron disa veprime të BE’së gjatë prillit

Vuçiq tregon çfarë i thanë njerëzit e Merkel, paralajmëron disa veprime të BE’së gjatë prillit

Haradinaj: Vetëm 175 mijë euro u shpenzuan për 11-vjetor të Pavarësisë, të tjerat do të kthehen

Haradinaj: Vetëm 175 mijë euro u shpenzuan për 11-vjetor të Pavarësisë, të tjerat do të kthehen

MASHT-i pagoi trefish më shtrenjtë sesa çmimi real akomodimin në Durrës

MASHT-i pagoi trefish më shtrenjtë sesa çmimi real akomodimin në Durrës

Gjermania kërkon pezullimin e taksës për të zhbllokuar dialogun

Gjermania kërkon pezullimin e taksës për të zhbllokuar dialogun

Taksa, vendimi që po përçan koalicionin

Taksa, vendimi që po përçan koalicionin

Veseli zbulon detaje nga takimi i krerëve të shtetit me numrin tre të DASH’it

Veseli zbulon detaje nga takimi i krerëve të shtetit me numrin tre të DASH’it

Telekomi punësoi vjehrrin 60 vjeçar të Mërgim Lushtakut, u punësuan edhe pensionistë

Telekomi punësoi vjehrrin 60 vjeçar të Mërgim Lushtakut, u punësuan edhe pensionistë

SBAShK’u nuk heq dorë, thotë se orët e humbura gjatë grevës nuk zëvendësohen deri në vendim të Gjykatës

SBAShK’u nuk heq dorë, thotë se orët e humbura gjatë grevës nuk zëvendësohen deri në vendim të Gjykatës

Hoxhaj takon këshilltarin e Merkel: 2019-a vit i mundshëm për marrëveshje me Serbinë

Hoxhaj takon këshilltarin e Merkel: 2019-a vit i mundshëm për marrëveshje me Serbinë

Veseli kujton demonstratat e vitit 1981

Veseli kujton demonstratat e vitit 1981

Haradinaj: Gjermania partner i rëndësishëm i Kosovës

Haradinaj: Gjermania partner i rëndësishëm i Kosovës

Inskenon rastin e rrëmbimit në Ferizaj – arrestohet i dyshuari

Inskenon rastin e rrëmbimit në Ferizaj – arrestohet i dyshuari

Kryeprokurori i Shtetit: Kosova është e vendosur për të kontribuar në bashkëpunimin ndërkufitar kundër krimi

Kryeprokurori i Shtetit: Kosova është e vendosur për të kontribuar në bashkëpunimin ndërkufitar kundër krimi