Programi qeverisës, LVV e LDK takohen sërish sot

E publikuar: 31/10/2019 12:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Takimet e grupeve punuese të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës për të intensifikuar përpjekjet për përafrimin e programit qeverisës, do të vazhdojnë edhe sot.

Anëtarët e të dyja partive që janë pjesë e këtyre grupeve do të takohen sot në orën 15:00 në zyret e Lëvizjes Vetëvendosje ku do të diskutohet për bashkërendimin e programit për bashkëqeverisje.

Ky është takimi i katërt me radhë i grupeve punuese të të dyja partive.

Përfundon takimi i grupeve punuese të LDK-së dhe LVV-së, dakordohen për reformat në fushën e ekonomisë
Në takimin e fundit të dy partive është diskutuar rreth programit për ekonominë, ku janë dakorduar në rreth 90 për qind të këtij program.

Kujtojmë se synimi i Vetëvendosjes dhe LDK-së është që të krijojnë një qeveri me 12 apo maksimumi 15 ministri.

Në funksion të arritjes së marrëveshjes dhe bashkëqeverisjes ishte edhe takimi i zhvilluar dje ndërmjet kandidatit aktual të vetëm për kryeministër, Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit të LDK-së.

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike të Kosovës, që nga shpallja e rezultatit preliminar të zgjedhjeve parlamentare të 6 tetorit, janë në përpjekje për të arritur marrëveshje për formimin e qeverisë së re. /Telegrafi/