Programi i Qeverisë Kurti, çfarë thuhet për Autostradën e Dukagjinit dhe rrugën Deçan-Plavë

E publikuar: 11/05/2021 19:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Qeveria Kurti ka publikuar Programin për mandatin e qeverisës në të cilën trajtohen shumë gjëra ndërsa primare do të jenë rimëkëmbja ekonomike dhe menaxhimi i pandemisë Covid-19.

Ndër premtimet tjera të Qeverisë është edhe përmirësimi i infrastrukturës rrugore. Në planet e qeverive të kaluara ka qenë edhe ndërtimi i Autostradës së Dukagjinit i cili parashihte ndërtimin e trasesë së re karshi asaj ekzistuese.

Qeveria parasheh që të mos ndërtohet autostradë e re por vetëm të zgjerohet rruga ekzistuese.

Ndërkohë Kurti parasheh edhe ndërtimin e rrugëve tjera rajonale sikur ajo Deçan-Plavë, Prizren-Tetovë dhe Gjilan – Kumanovë.