Profili i një lideri të pamposhtur

05.04.2019 18:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Profili i një lideri të pamposhtur

Nga Burim Elezi

Sot, të gjithë pajtohemi që Luta është njeriu i cili më së miri po e ndjek dhe pason filozofinë Rugoviane. Askujt më shumë se atij nuk i bie hise ta marrë trashëgiminë e Ibrahim Rugovës, duke e pasur përvojën, shkathtësitë, zgjuarsinë e vizionin e jashtëzakonshëm për të ardhmen e LDK-së dhe të Republikës.

Për profilin e një politikani të suksesshëm si Lutfi Haziri ka shumë çka mund të flasësh ose shkruash për shkak se rrugëtimi politik i tij në marrjen e përgjegjësive e filloi qysh në vitet e nëntëdhjeta.

Ai, asnjëherë nuk është emëruar, por gjithmonë i zgjedhur me votë të fshehtë dhe demokratike.

Me anë të këtij profile, do të ‘shëtis’ ndër vite për gati tri dekada jete në politikë të tij, me një ngritje graduale e sukses të jashtëzakonshëm që e lakmojnë edhe kundërshtarët.

Ishte anëtar i strukturave të Ministrisë së Brendshme të Republikës së Kosovës dhe udhëheqës i një varg funksionesh në kuadër të strukturave paralele ekzistuese në Kosovë, ndërkohë që në mars të vitit 1990, u zgjodh kryetar i Degës së Forumit të Rinisë të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan dhe në këtë funksion ishte deri në vitin 1997, për t’u zgjedhur më pas zëvendëskryetar i Degës.

Duhet theksuar se në vitin 1998, Haziri u arrestua dhe u burgos nën akuzat e udhëheqjes së strukturave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Zonën e Karadakut të Gjilanit, për çka në burg e përjetoi tmerrin.

Në nëntor të vitit 2000, Luta u zgjodh kryetari i parë i Gjilanit, për të triumfuar edhe në zgjedhjet e dyta të pasluftës me përkrahje të jashtëzakonshme të presidentit Rugova.

Suksesi i tij në pozitat dhe përgjegjësitë që kishte marrë, afërsia dhe besimi që kishte Presidenti Historik Dr.Ibrahim
Rugova për të, kishte bërë që Lutfi Hazirit t’i besohet kandidimi për kryetar të Komunës së Gjilanit, dhe pse i ri në moshë dhe ky besim u shpërblye me fitore të thellë në, duke qenë kryetari më i ri në Evropë.

Haziri vazhdoi me ngritjen në karrierë, kur në vitin 2004, u zgjodh ministër i parë për Administrim të Pushtetit Lokal në Qeverinë e Kosovës, ndëra gjatë viteve 2005-2007 ishte pjesë e grupit politik në bisedimet për statusin final të Kosovës.

Kulmi i karrierës së tij ishin vitet 2006-2008 kur u zgjedh zëvendëskryeministër i Kosovës, e që dihet botërisht që ai ishte kryeministri përnjëmend, e Agim Çeku formal.

Në legjislaturën 2008-2010 ishte shef i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Kuvendin e Kosovës, njëherit edhe nënshkrues i Deklaratës së Pavarësisë, për t’u rizgjidhur në vitin në mandatin e ardhshëm deputet i Parlamentit të Republikës së Kosovës.

Më 24 dhjetor të vitit 2013 është zgjedhur për herë të tretë kryetar i Gjilanit me votë plebishitare, për t’u rikonfirmuar në dhjetor 2017 sërish në krye të këtij qyteti, për herë të katërt.

Sa për të mos harruar, Lutfi Haziri është Qytetar Nderi i Komunës Luterbah në Strasbourg (Francë) Kolonel Kentucky/Shtetit të Kentucky në SHBA, Qytetar Nderi i qytetit Lexington, Qytetar Nderi Hot Springs-Arkansas dhe dekorata e mirënjohje ndërkombëtare.

Pra, ajo që e vlerësojnë edhe kolegët e bashkëveprimtarët, Lutfi Haziri ka qenë ushtar i Ibrahim Rugovës dhe njeriu të cilit i dha përgjegjësi e besim të madh lideri i shqiptarëve të ish-Jugosllavisë.

Sot, të gjithë pajtohemi që Luta është njeriu i cili më së miri po e ndjek dhe pason filozofinë Rugoviane. Askujt më shumë se atij nuk i bie hise ta marrë trashëgiminë e Ibrahim Rugovës, duke e pasur përvojën, shkathtësitë, zgjuarsinë e vizionin e jashtëzakonshëm për të ardhmen e LDK-së dhe të Republikës.

Po e përfundoj këtë shkrim/profil për Lutën me një përkufizim epik të tij për unitetin që i duhet LDK-së në këtë fazë.

“Këto duhet të jenë zgjedhje, jo për t’i larguar të tjerët, për për t’iu ofruar atyre, ku njerëzit nuk eliminojnë, por bashkohen për t’u bërë më shumë, zgjedhje ku respektohet veprimtari, por i hapet dera të riut, zgjedhje ku gratë vendosin e burrat implementojnë, zgjedhje ku të rinjtë kërkojnë dhe burrat e gratë e implementojnë”.

 

(Autori është anëtar i kryesisë së Degës së LDK’së në Gjilan)

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Antena e Telekomit në oborrin e vëllait të Presidentit Thaçi – fitoi rreth 60 mijë euro

Antena e Telekomit në oborrin e vëllait të Presidentit Thaçi – fitoi rreth 60 mijë euro

Ambasadori i Britanisë: Nuk duhet të paguani veteranë të rrejshëm

Ambasadori i Britanisë: Nuk duhet të paguani veteranë të rrejshëm

Thaçi zotohet se nuk do të ketë kufij etnik me Serbinë

Thaçi zotohet se nuk do të ketë kufij etnik me Serbinë

Profili i një lideri të pamposhtur

Profili i një lideri të pamposhtur

Takohen nëpër çajtoret e Kosovës me ish-ushtarë, e japin thirrje për Hagë

Takohen nëpër çajtoret e Kosovës me ish-ushtarë, e japin thirrje për Hagë

Ramushi ndahet me këto fjalë nga luftëtarja e UÇK’së që vdiq sot

Ramushi ndahet me këto fjalë nga luftëtarja e UÇK’së që vdiq sot

“Perëndimi e do më shumë marrëveshjen Kosovë-Serbi se demokracinë në cilindo vend të rajonit”

“Perëndimi e do më shumë marrëveshjen Kosovë-Serbi se demokracinë në cilindo vend të rajonit”

Ushtarët e Shqipërisë në Gjakovë, jo në Mitrovicën veriore, thotë Vuçiqi

Ushtarët e Shqipërisë në Gjakovë, jo në Mitrovicën veriore, thotë Vuçiqi

Gjukanoviq-BE-së: Mos ia dorëzoni Ballkanin Perëndimor Rusisë

Gjukanoviq-BE-së: Mos ia dorëzoni Ballkanin Perëndimor Rusisë

Pacolli: Në samitin në Beograd kishte provokime kundër Kosovës

Pacolli: Në samitin në Beograd kishte provokime kundër Kosovës

Mospajtimet Serbi-Kosovë anulojnë konferencën rajonale për klimën në Tiranë

Mospajtimet Serbi-Kosovë anulojnë konferencën rajonale për klimën në Tiranë

E mori veturën për ta provuar për blerje, nuk e ktheu më

E mori veturën për ta provuar për blerje, nuk e ktheu më

Video: Polici Shkumbin Jashari, vjedh kuletën më 1. 800 euro gjatë bastisjeve të lojërave të fatit

Video: Polici Shkumbin Jashari, vjedh kuletën më 1. 800 euro gjatë bastisjeve të lojërave të fatit

Shala: Nga janari i këtij viti janë pranuar 12 kërkesa për statusin e investitorit strategjik

Shala: Nga janari i këtij viti janë pranuar 12 kërkesa për statusin e investitorit strategjik

Hulumtimi: Antibiotikët përdoren shumë nga kosovarët

Hulumtimi: Antibiotikët përdoren shumë nga kosovarët

Gjenerali kroat po përgatit kosovarët për një “Ollujë” të dytë

Gjenerali kroat po përgatit kosovarët për një “Ollujë” të dytë