Profesori i mbuluar me bletë, ligjëron sikur gjithçka të jetë në rregull (Video)

E publikuar: 10/03/2018 23:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Tim Lawrence ka ligjëruar para studentëve të një universiteti në Washingon të Shteteve të Bashkuara, i mbuluar nga bletët.

Me këtë rast, profesori deshi të demonstronte se si duhet qëndruar ndaj bletëve të mjaltit dhe për të mos pësuar ndonjë thumbim, transmeton Telegrafi.

“Secili prej jush, mund të futë dorën në grumbulli dhe të mos pësoi asnjë thumbim” ka thënë Lawrence, teksa ftonte studentët e guximshëm t’i afrohen.

Sipas tij, mbajtja e mbretëreshës në dorë, bën që të tjerat vetëm t’i kapen, por jo të sulmojnë.

Megjithatë, profesori nuk shpëtoi pa thumbime, por duke pasur parasysh numrin e bletëve, ato janë shumë pak. /Telegrafi/