Profesori i Harvardit me prejardhje kosovare tregon pasojat e shkrirjes së akullnajave

E publikuar: 21/10/2016 15:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Jerry Mitrovica, i biri i gazetarit të famshëm Xhelal Mitrovica, është paraqitur në edicionin e radhës në “Harvard Magazine”, si rrjedhojë e punës që ka bërë për të sqaruar natyrën dinamike të planetit Tokë.

Hulumtimet e tij janë të një rëndësie të veçantë për shkencëtarët dhe publikun e gjerë, sepse të gjeturat e tij lidhur me “plasticitetin e planetit” dhe zbulimet e tij për ndërrimin e vazhdueshëm të formës lidhen drejtpërdrejt me shkrirjen e akullnajave dhe rritjes së nivelit të ujit në detëra dhe oqeane, transmeton “Klan Kosova”.

Ai arriti famën për sqarimin e tij, lidhur me ndikimin që ka shkrirja e shtresave të akullit në detërat që e rrethojnë atë pjesë, si në Grenlandë dhe Antarktidë. Efekti është sqaruar qindra vite më parë, por “njerëzit harruan sa i madh ishte”, ka thënë Mitrovica.

Nëse shtresat e akullit në Grenlandë do të shkriheshin krejtësisht, niveli i detit do të ngritej për 20 deri në 50 metra në bregun më të afërt. Akulli shkakton shtytje gravitacionale në ujërat rrethurese. Kur ai shkrin kjo peshë bie dhe ai lëviz nga shtresa, duke bërë që niveli i detit të bjerë deri në 2 mijë kilometra distancë, ndërsa ngritet gjithkund tjetër, jashtë kësaj rrezeje. Efekti shumëfishon rritjen e nivelit në oqeane, në korrelacion me nivelin e ujit të kripur, thuhet ndër të tjera në shkrimin e publikuar në revistën prestigjioze, transmeton “Klan Kosova”.