Profesorët e UP-së, s’do të marrin më asnjë cent për provime

E publikuar: 30/09/2017 16:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Profesorët e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, më nuk do të marrin as edhe një cent për mbajtjen e provimeve për lëndët që i ligjërojnë. Të gjithë profesorëve u është ndaluar shuma prej 0.60 centëve që e merrnin për secilin provim të paraqitur nga studentet e nivelit bachelor. Ndërsa paguheshin më shumë për mbajtjen e provimeve në nivelin master (2.5 euro për secilin provim) dhe doktoraturë (5 euro për secilin provim).

Këto pagesa nuk janë të përfshira në rregulloren e re të UP-së e cila pritet të hyjë në fuqi më 1 tetor.

Mos përfshirja e kësaj pagese i ka prekur më së shumti të ardhurat e profesorëve që ligjërojnë nëpër fakultete që kanë numër të madh të studentëve, si në Ekonomik dhe Juridik.

Rregullorja e re e miratuar nga Këshilli Drejtues përcakton pagesat shtesë për secilin që merr pozitën e Rektorit, Prorektorit, Dekanit, Shefit të Degës etj.

Për herë të parë janë paraparë edhe dënime për gjithë profesorët që nuk mbajnë orët e ligjëratave. Një mungesë e tillë do t’i kushtojë me 50 euro profesorëve dhe me 25 euro asistentëve.

Neni shtatë i kësaj rregulloreje sqaron se personeli akademik nuk do të pranojë më pagesa për orët mësimore të cilat nuk i kanë mbajtur fare. Në nenin shtatë thuhet se personeli akademik i cili pa arsye mungon nga procesi mësimor si mbajtja e provimeve dhe kujdestarisë do të sanksionohet me heqje proporcionale të pagës për profesorë një orë mësimi me 50 euro ndërsa për asistentë një orë mësimi me 25 euro.

Universiteti i Prishtinës paguan me paga të majme personelin e saj akademik. Rroga e një profesori të rregullt në UP pa pagesa shtesë është 1429.54 euro. Përveç pagës mujore këta profesorë marrin para shtesë në rast se avancohen në pozitën e prorektorit, rektorit, shefit të degës etj, po ashtu paguhen edhe për diplomimin e studentëve, orët e mbajtura mbi normë, orët si bashkëpunëtorë të jashtëm si dhe pjesëmarrjen në komisionet e përhershme të senatit.

Të ardhurat mujore për profesorë dhe asistentë janë si më poshtë: 

Rregullorja e re përcakton edhe numrin e temave të diplomës për secilin mentor dhe anëtar të komisionit. Mentorimi i temave të diplomës për bachelor, master dhe doktoraturë është i përcaktuar për profesorët dhe anëtarët e komisionit në bazë të fakultetit që punojnë.

Profesori dhe anëtarët e komisionit paguhen për çdo punim diplome, për bachelor, master dhe doktoratë si më poshtë:

Ndërsa pagesa shtesë sipas posteve udheheqëse paguhet si më poshtë: 

Paguhen edhe për orët e mbajtura mbi normë:

Orët si bashkëpunëtorë të jashtëm:

Si dhe pjesëmarrjen në komisionet e përhershme të senatit:

Rregullorja e re do të hyjë në fuqi që nga një tetori, pra me fillimi i vitit të ri akademik.

Rektori i UP-së, Marjan Dema, përmes një njoftimi për media ua ka rikujtuar të gjithë studentëve të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” se viti i ri akademik 2017-2018 fillon më datë 02 tetor 2017 ( e hënë). /Gazeta Express.