Profesionet që mund t’i ushtroni me diplomë në komunikim masiv

28.07.2020 09:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Profesionet që mund t’i ushtroni me diplomë në komunikim masiv

Nëse keni interesim se si mund të ndikoni, informoni të tjerët duke krijuar materiale mediatike për një audiencë të caktuar, atëherë një diplomë në komunikim masiv do të ishte më se e dobishme për ju. Fusha e komunikimit mbulon shumë disiplina, përfshirë reklamimin, marrëdhëniet me publikun, gazetarinë, transmetimin, mediat dhe filmin.

Aftësitë që përfitojnë personat që kanë studiuar komunikim masiv

Personat që kanë studiuar në komunikim masiv përfitojnë aftësi se si të vlerësojnë nevojat dhe preferencat e lexuesve, shikuesve dhe dëgjuesve. Ata po ashtu kanë kreativitetin për të hartuar strategji inovative për përcjelljen e mesazheve në drejtim të audiencës. Ndër të tjera, ata mësojnë të shkruajnë në mënyra të ndryshme efektive, përfshirë stilet krijuese, bindëse, përshkruese dhe gazetareske.

Këto aftësi që përfitohen gjatë studimeve në fushën e komunikimit, ndihmojnë që pas diplomimit të keni opsione të ndryshme në karrierën tuaj. Ja disa nga mundësitë më të mira të punës për personat që kanë diplomë në komunikim masiv.

Specialist i marrëdhënieve me publikun

Organizatat e shumta i kushtojnë rëndësi shumë perceptimit që kanë nga publiku. Personat me këtë profesion njohin mjaft mirë metodat strategjike se si të ndikojnë në perceptimin e publikut përmes mediave. Specialistët e marrëdhënieve me publikun shkruajnë njoftime për shtyp, organizojnë konferenca për shtyp dhe ngjarje të tjera. Rolet tjera që mund të ushtroni me këtë profesion janë marketingu, puna nëpër organizata qeveritare dhe jo qeveritare, si dhe departamente të ndryshme komunikimi.

Planifikues i eventeve

Planifikuesit e eventeve mund të përdorin aftësitë e të folurit publik të zhvilluara gjatë studimeve të tyre, për të bërë njoftime dhe prezantuar folësit gjatë eventeve të ndryshme. Shkathtësitë e tyre të shkrimit i ndihmojnë ata të hartojnë njoftime për shtyp, të bëjnë përshkrime dhe biografi për eventet që i planifikojnë dhe të krijojnë përmbajtje në internet në lidhje me takimet.

Menaxher i rrjeteve sociale

Tashmë është e njohur rëndësia e rrjeteve sociale si rrjedhojë e përdoruesve të shumtë. Tregu bashkëkohor i punës kërkon persona me profesion të tillë pasi si menaxher i rrjeteve sociale ju keni aftësi të promovoni organizatat e ndryshme sa më mirë nëpër rrjetet sociale si Facebook, Instagram, Twitter.

Specialist i burimeve njerëzore

Specialistët e burimeve njerëzore janë përgjegjës për funksionet intensive të komunikimit brenda organizatave përfshirë stafin e rekrutimit, orientimi i punonjësve të rinj, zhvillimin e programeve të trajnimit, përcjelljen e politikave për stafin si dhe edukimin e punonjësve.

Gazetar

Në kuadër të profesioneve që mund t’i ushtroni me diplomë në komunikim masiv padyshim nuk ka se si të mungojë edhe profesioni i gazetarit. Profesioni në fjalë ka detyra të ndryshme si mbledhja, shkrimi, ose shpërndarja e lajmeve dhe informacioneve aktuale për publikun. Si gazetar mund të punoni në televizione te ndryshme, radio, portale dhe gazeta të shkruara. /Akademi Pune/

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Profesionet që mund t’i ushtroni me diplomë në komunikim masiv

Profesionet që mund t’i ushtroni me diplomë në komunikim masiv

Koronavirusi merr jetën e ish futbollistit të KF Ballkanit

Koronavirusi merr jetën e ish futbollistit të KF Ballkanit

5 gjëra që liderët mund t’i bëjnë për ta promovuar transparencën në punë

5 gjëra që liderët mund t’i bëjnë për ta promovuar transparencën në punë

Ronaldo arrin rekordin historik, askush nuk ia kishte dal që nga sezoni 1933/34

Ronaldo arrin rekordin historik, askush nuk ia kishte dal që nga sezoni 1933/34

Ramos dhe Pilar Rubio sjellin në jetë fëmijën e katërt

Ramos dhe Pilar Rubio sjellin në jetë fëmijën e katërt

​Kanye West i kërkon falje publike Kim Kardashian

​Kanye West i kërkon falje publike Kim Kardashian

Roma fiton me një penallti në fund, Immobile +4 nga Ronaldo

Roma fiton me një penallti në fund, Immobile +4 nga Ronaldo

​Vdes ylli i filmit “Gone with the Wind”

​Vdes ylli i filmit “Gone with the Wind”

Ledri Vula flet për shtatzëninë e Sarës dhe gjininë e bebes – (Video)

Ledri Vula flet për shtatzëninë e Sarës dhe gjininë e bebes – (Video)

Ekranet e telefonit janë më rezistues: Mbrojtja e koronavirusit gjithashtu po testohet

Ekranet e telefonit janë më rezistues: Mbrojtja e koronavirusit gjithashtu po testohet

Reagon presidenti i Barcelonës, pas lajmeve se Messi po i bashkohet Interit

Reagon presidenti i Barcelonës, pas lajmeve se Messi po i bashkohet Interit

Interi thyen rekordin negativ kundër Genoas, ngrihet në pozitën e dytë

Interi thyen rekordin negativ kundër Genoas, ngrihet në pozitën e dytë

Figo: Pse Real Madridi ka fituar edhe pa Ronaldon, ky është më i miri në ekip

Figo: Pse Real Madridi ka fituar edhe pa Ronaldon, ky është më i miri në ekip

IHMK: Moti për ditën e nesërme

IHMK: Moti për ditën e nesërme

Pas dy barazimeve, Interi synon t’u kthehet fitoreve kundër Genoas – formacionet

Pas dy barazimeve, Interi synon t’u kthehet fitoreve kundër Genoas – formacionet

“Më vjen keq për Mbappen”

“Më vjen keq për Mbappen”