Produkti më interesant në Kongresin Mobil Botëror nuk do të jetë telefon

E publikuar: 12/02/2019 01:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një prej zbulimeve më interesante të Kongresit Mobil Botëror nuk do të jetë telefon.

Microsoft pritet të prezantojë gjeneratën e re të HoloLens më 24 Shkurt, pak ditë përpara startit të aktivitetit.

Alex Kipman i Microsoft ka prezantuar një video në rrjetin social Twitter ku pyet ndjekësit e tij: A jeni të emocionuar?

Sipas raportimeve HoloLens 2 do të ketë procesor Qualcomm Snapdragon 850 dhe sensorë të ri nga Project Kinect.

Gjithashtu pritet të gjenerata e dytë e pajisjet së realitetit virtual do të kushtojë më pak, do të jetë më i vogël dhe më i fokusuar tek zhvilluesit. /PCWorld Albanian