Tri kompani nga Kosova marrin pjesë në panairin “Swissbau”

E publikuar: 13/01/2016 11:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Bazeli, për pesë ditë rresht do të jetë nikoqir për përfaqësuesit e bizneseve të industrisë së ndërtimit.
“Swissbau 2016” hapi dyert e saj të martën. 1100 ekspozues nga 19 vende, në mesin e tyre edhe 3 kompani nga Kosova, do të paraqesin prodhimet e tyre në 140.000 metra katrorë. Pritet të vijnë deri mbi 100 mijë vizitorë.
Pas një shëtitjeje gati një orë, këshilltari federal zviceran, Ueli Maurer, u shpreh në hapje “entuziast” me panairin “Swissbau“. Me rreth 500,000 të punësuar në mbarë botën, industria e zvicerane e ndërtimit arriti të ketë shitje vitin e kaluar në vlerë prej 63 miliardë frangash, tha kryetari i “Bauenschweiz“, Hans Killer, raporton albinfo.ch.
Aktualisht bëhet fjalë për një rënie të vogël me 7.9 për qind. Rajonet turistike ishin më të prekura se të tjerat.
Edhe më i rëndësishëm ishte prononcimi i Walter Steinmann, drejtor i Zyrës Federale të Energjisë. „Zhvillimi i energjisë është i varur nga planifikuesit dhe investitorët e përkushtuar. Dhe, industria e ndërtimit duhet të angazhohet për cilësinë, duke përfshirë edhe aspektin e profesionalizmit dhe orientimit të konsumatorëve dhe që kanë të bëjnë me punën e tyre“, tha Steinmann.
Targete të vizitorëve në “Swissbau“, një nga panairet më të mëdha në Evropë, janë ekspertë të planifikimit, investimet, ndërtim, tregti dhe industri të pasurive të patundshme dhe ndërtuesit privat.
Sipas organizatorëve, i tërë zinxhiri i vlerës së pasurive të patundshme është i përfaqësuar në Swissbau.
Këtë mundësi do ta kenë edhe kompanitë kosovare të përpunimit të drurit “Lesna”, “Elnor” dhe “Shehu”, që përfaqësojnë për herë të parë Kosovën në panairin Swissbau në Bazel.
Produktet kosovare mund t’i gjeni të ekspozuara nga këto kompani në Halle 1.1, C153 dhe në Halle 2.1, A52. /albinfo.ch