Prodhuesit mos të paguajnë TVSH pa i akrëtuar të hyrat, ka kërkuar nga Qeveria binsesmeni Pirro Piraj

E publikuar: 13/03/2020 17:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Biznesmeni Pirro Piraj, kërkon nga Qeveria e drejruar nga Albin Kurti, që bizneset prodhuese ta paguajnë TVSH’ën pasi t’i arkëtojnë mjetet financiare nga shitja e produktit.

Në shkrimin e tij në Facebook, Piraj ka treguar se s’i janë ngarkuar bizneset prodhuse me TVSH, pa i marrë paratë nga pagesat ku kanë shitur produktin e prodhuar.

Ky është shkrimi i biznesmenit Pirro Piraj

Duke i pas parasysh ndryshimet e vazhdueshme në treg, mendoj se qeveria jonë, si qeveri që synon rritjen e prodhimit dhe punësimin e popullit, duhet që prodhuesve të ua lehtësoj operimin, e një nga faktorët që do të ndikonte jashtëzakonisht shumë është ndryshimi i afatit të pagesës së TVSH-së, afat ky që për momentin është 20 ditë pas përfundimit të muajit, ndërsa duke i pas parasysh ndryshimet e vazhdueshme në treg, ku afatet e pritjeve të pagesave kanë kaluar 60 ditë, aktualisht pagesën e TVSH-së bizneset prodhuese e bëjnë shumë më herët se arkëtimin e mjeteve financiare, pra edhe pse me ndryshimet e fundit fiskale, bizneset e paguajnë TVSH-në pas shitjes, bizneset prodhuese, vazhdojnë ta paguajnë TVSH-në në formë jo të drejt, pasi që shitjet më të mëdha janë me afat pagese dhe automatikisht duhet ta paguajnë TVSH-në për mallin e shitur edhe pse ende nuk i kanë arkëtuar mjetet për atë mall të shitur!
Personalisht mendoj që në qoftë se qeveria do të ua mundësonte bizneseve prodhuese ta paguajnë TVSH-në pas arkëtimit të mjeteve për shitjen e realizuar, ose në qoftë se do të vendoste afatin e pagesës së TVSH-së pas 90 ditësh, jam i bindur që shumica e kompanive prodhuese do të frymonin normalisht, dhe sigurisht se do të barazoheshin me bizneset tregtare, që për momentin janë të favorizuara tej mase.
Nuk mund të kemi ekonomi normale dhe të zhvilluar, pa përkrahjen e prodhimit!