BMW nuk do të fillojë prodhimin në masë të makinave elektrike deri në 2020-ën për shkak se teknologjia nuk sjell fitime të mjaftueshme për të rritur volumin e prodhimit thanë drejtuesit e kompanisë.
Prodhuesi Gjerman prezantoi makinën e parë elektrike në 2013-ën dhe ka investuar ndjeshëm në teknologji të ndryshme baterish, softuerësh dhe motorësh elektrikë.
Modeli i8 Roadster do të godasë shfaqjet në Maj dhe është i pajisur me atë që BMW e quan gjenerata e katërt e motorëve elektrikë.
Avancimet në teknologjinë e baterive, materialeve përbërëse, dhe kimisë kanë rritur distancën që këto makinë përshkojnë me 40%.
Kompania ka shtuar përpjekjet për ta shndërruar teknologjinë në modulare dhe lehtësuar kështu prodhimin në masë.
BMW është shprehur në të kaluarën se kërkon të rrisë numrin e modeleve elektrike në 25 deri në 2025-ën ku 12 prej tyre do të jenë plotësisht elektrike. /PCWorld Albanian