Prodhimi bujqësor në Kosovë vjet shënoi rritje 13,5 për qind

E publikuar: 06/11/2017 15:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Llogaritë Ekonomike për Bujqësi, për vitin 2016.

Në vitin 2016, prodhimet bimore gjithsej kanë shënuar rritje për 17.5%, krahasuar me vitin 2015. Rritja mund të shpjegohet me faktin se kultivimi i perimeve dhe bimëve foragjere ka shënuar rritje.

Kurse, prodhimet blegtorale gjithsej kanë shënuar rritje për 8.4% në vitin 2016, krahasuar me vitin 2015. Rritja mund të shpjegohet me rritjen e vlerës së blegtorisë.

Prandaj, prodhimet bimore dhe blegtorale gjithsej janë rritur me 13.5% në vitin 2016, krahasuar me vitin 2015.

Ndërsa, konsumi i ndërmjetëm gjithsej ka shënuar rritje për 7.4% në vitin 2016, krahasuar me vitin 2015.

Llogaritë Ekonomike për Bujqësi 2016 janë hartuar sipas metodologjisë së përcaktuar nga Eurostati: Udhëzuesi i Llogarive Ekonomike për Bujqësi dhe Pylltari EAA/EAF 97 (Rev.1.1) dhe Rregullorja e Komisionit (KE) Nr. 306/2005.