Procesorët që Intel do të braktisë pas 20 vitesh

E publikuar: 02/02/2019 21:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ditën e Enjte Intel njoftoi partnerët se do të ndërpresë prodhimin e procesorëve Itanium 9700 të cilët ishin të fundit që bazoheshin në arkitekturën Itanium.

Impakti tek konsumatorët pritet të jetë minimal sepse HP Enterprise është i vetmi konsumator i ngelur. Procesorët e fundit do të shiten më 30 Janar 2020.

Procesorët e fundit Itanium u prezantuan në 2017-ën bazuar në arkitekturën IA-64. Ato kishin emrin e koduar Kittson dhe sillnin një mikroarkitekturë të re dhe jo një version me frekuencë më të lartë sesa arkitektura e modeleve 9500 të 2012.

Itanium duhej të ishte një klas më lart sesa Xeon. Që prej 2010-ës ato qëndrojnë në procesin 32-nanometër të punimit.

Procesori i parë u zhvillua nga HP dhe vinte për të zëvendësuar arkitekturën 32-bit. Duhej të dilte në shitje në 1998 por u shty në 2001. Kur debutoi nuk impresionoi askë. /PCWorld Albanian