Procesorët 10-nanometër të Intel shtyhen për në 2019-ën

E publikuar: 02/05/2018 17:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Edhe njëherë tjetër Intel do të shtyjë debutimin e gjeneratës së re të procesorëve 10 nanometër Cannon Lake.

Prodhimi në masë i tyre pritet të fillojë në 2019-ën dhe jo 2018-ën siç ishte planifikuar.

Cannon Lake është arkitektura e re e procesorëve të Intel dhe hapi i radhës madhor drejt krijimit të procesorëve më të vegjël dhe më të shpejtë.

Vitin e kaluar Intel prezantoi gjeneratën e tetë të procesorë, kompania theu traditën duke thënë se linja e re do të ketë disa lloje arkitekturash.

Gjenerata e tetë vinte me një arkitekturë të rishikuar 14nm+ i njohur edhe si “Kaby Lake R.”

Procesorët Cannon Lake në të vërtetë duhej të kishin debutuar në 2016-ën.

Ky shtyrje e pazakontë erdhi si rezultat i dështimit të kompanive për të qëndruar në një linjë me ligjin Moore. /PCWorld Albanian