Procesohen 100% të votave në Mitrovicë të Jugut, garë e fortë në mes PDK-së dhe AKR-së

E publikuar: 23/10/2017 10:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ka përfunduar i gjithë numërimi i votave nga KQZ në komunën e Mitrovicës së Jugut, ku në balotazh në garë shumë të ngushtë pritet të jetë ndërmjet PDK-së dhe VV-së.

Kandidatja e PDK-së, Valdete Idrizi ka marrur gjithsej 9 mijë e 13 vota apo 29.63 për qind, duke u pasuar kështu shumë afër nga kandidati i AKR-së, Agim Bahtiri që morri 8 mijë e 222 vota ose 27.03 për qind, transmeton Indeksonline.

Balotazhi pritet që të mbahet pas 4 javësh që i bjen me 19 nëntor të këtij viti./Indeksonline/