Procesi 20-vjeçar i privatizimit pritet të hetohet nga komisioni parlamentar

20.07.2020 12:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Procesi 20-vjeçar i privatizimit pritet të hetohet nga komisioni parlamentar

Konstituohet Komisioni Hetimor parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë, i kryesuar nga deputeti Hajrullah Çeku me 11 anëtarë të tjerë. Sot deputetët kanë diskutuar lidhur me aktivitetet e komisionit.

Çeku prezantoi draft-planin dinamik për gjashtë muajt e ardhshëm për hetimin e të gjithë procesit të privatizimit nga ish-AKM-ja dhe pas saj AKP-ja.

“Ky Komision do të hetojë gjithcka sa i përket qindra valëve të privatizimit për 20 vjet”, theksoi Çeku.

Ky draft-dokument brenda një jave do të anlizohet nga anëtarët, për t’u votuar pastaj në mbledhjen e ardhshme pas një jave, të hënën më 27 korrik.

Anëtari i këtij komisioni, Sejdi Hoxha nga PDK-ja pati vërejtje për këtë plan, pasi siç tha drafti pak a shumë është i politizuar. Ai propozoi që të futet në plan se a janë përmbushur kontratat e plota të privatizimit.

Po ashtu edhe anëtarja tjetër Doruntinë Maloku nga LDK-ja tha se drafti nuk i qëlluar pasi ka konstatime.

Ndërsa, Liburn Aliu anëtar nga VV tha se ky hetim s’ka si mos të jetë politik, pasi në procesin e privatizimit janë përfshire njerëz të politikës.

Gazmend Bytyqi, zëvendëskryesues i komisionit nga radhët e PDK-së, tha se

duhet të sqarohet në këtë hetim që nuk ka ish-komandantë të UÇK-së dhe zyrtarë të PDK-së që kanë privatizuar fabrika siç është rasti në regjionin e Ferizajt.

Deputeti Bekë Berisha nga AAK pret që punën e madhe ta bëjnë ekspertët, pasi sipas tij dihet se ka pasur keqpërdorime në këtë proces.

Ky komision që është formuar me kërkesë të PDK-së pritet të angazhojë edhe ekspertë hetimorë për privatizim./kp/

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Gjilani mbyllë shërbimet në Drejtorinë për Gjeodezi, Kadastër e Pronë, për të parandaluar përhapjen e COVID-19

Gjilani mbyllë shërbimet në Drejtorinë për Gjeodezi, Kadastër e Pronë, për të parandaluar përhapjen e COVID-19

Procesi 20-vjeçar i privatizimit pritet të hetohet nga komisioni parlamentar

Procesi 20-vjeçar i privatizimit pritet të hetohet nga komisioni parlamentar

Basha bën premtime: Si kryeministër do të heq taksën në Rrugën e Kombit

Basha bën premtime: Si kryeministër do të heq taksën në Rrugën e Kombit

Ferizaj – Aksident trafiku me lëndime

Ferizaj – Aksident trafiku me lëndime

Pengoi zyrtarët policor – arrestohet një person në Gjilan

Pengoi zyrtarët policor – arrestohet një person në Gjilan

MSH: Mos bini pre e “recetave” nëpër rrjetet sociale për trajtimin e Covid-19

MSH: Mos bini pre e “recetave” nëpër rrjetet sociale për trajtimin e Covid-19

Ministri Veliu është takuar me Ministrin e Shëndetësisë dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës

Ministri Veliu është takuar me Ministrin e Shëndetësisë dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës

Basha sot në Kosovë

Basha sot në Kosovë

Një zyrë e ofiqarisë në Kamenicë mbyllet pasi një zyrtar testohet për COVID-19

Një zyrë e ofiqarisë në Kamenicë mbyllet pasi një zyrtar testohet për COVID-19

Ahmeti: Situata me COVID-19 mbetet edhe më tej e rënduar, vazhdojmë me kujdes të shtuar

Ahmeti: Situata me COVID-19 mbetet edhe më tej e rënduar, vazhdojmë me kujdes të shtuar

Kërkohet heqja e kushtëzimit për regjistrimin e automjeteve

Kërkohet heqja e kushtëzimit për regjistrimin e automjeteve

Kryeministri Hoti: Nuk ka dialog teknik

Kryeministri Hoti: Nuk ka dialog teknik

KHAIA do të hapë hetimet për aksidentin mes dy paragllajdëve në Korishë të Prizrenit

KHAIA do të hapë hetimet për aksidentin mes dy paragllajdëve në Korishë të Prizrenit

Dialogu teknik si “kurth” që stërzgjat dialogun politik Kosovë – Serbi

Dialogu teknik si “kurth” që stërzgjat dialogun politik Kosovë – Serbi

Covid-19 në botë: 608 mijë viktima dhe 14,6 milion të infektuar

Covid-19 në botë: 608 mijë viktima dhe 14,6 milion të infektuar

51 vjet më parë njeriu zbriti në Hënë

51 vjet më parë njeriu zbriti në Hënë