Procedura kundër vetos për Kosovën në Këshillin e Sigurimit

E publikuar: 11/05/2018 14:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shefi i diplomacisë serbe Ivica Daçiq ka thënë se mbledhjet e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KS i KB-së) për Kosovën mund të ndërpriten nëse kryesuesi i atij trupi thirret në çështje procedurale dhe kështu ta evitojë veton e anëtarëve të përhershëm të KS-së.
Ai për televizionin pink ka theksuar se këto nuk janë iniciativa të reja dhe se të tilla ka pasur në çdo mbledhje të KS-së për Kosovën që zgjasin nga viti 1999. Siç tha, disa vende tashmë e shfaqin këtë mendim, përfaqësuesit e Kosovës bëjnë gjithmonë kështu e atyre u bashkohen Franca e Britania e Madhe.

Daçiq ka shtuar se për çdo muaj ndërrohen kryesuesit, tani është Polonia ashtu që, sipas tij, mbledhja do të mbahet pa probleme.

Para çdo mbledhjeje zhvillohen debate si të ndryshojë formati tha ai, duke nënvizuar se në fillim ka pasur ide që mbledhjet të mbahen në çdo katër muaj, ndërsa tani këto ide janë radikalizuar. Po kërkohet që konsultime të zhvillohen pa praninë tonë. Mbledhjet e KS të KB-së janë të rëndësishme, sepse me to Kosova mbahet në fokus të opinionit ndërkombëtar, ka thënë Daçiq.

Ai ka tërhequr vërejtjen se kryesuesi mundet t’i ikë vetos së anëtarëve të përhershëm dhe për marrjen e këtij vendimi janë të nevojshme nëntë vota.