Problemi për të cilin nuk flet njeri: Mungesa e frymës së Shtetit

E publikuar: 22/10/2017 20:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gazetarë maskarenj dhe vegla që punojnë si makina që shesin kanace, injorantë që mendojnë se i dinë të gjitha pse kanë një copë letër diplome nga universiteti Parajsa, ish-profesionistë që flasin me kompetencë për punë që nuk i kanë bërë kur ishin zyrtarë, kanë nisur të hedhin tezën se ne nuk bëjmë dot shtet.

Zgjidhja që këta propozojnë është që të vijnë të huajt e të na e bëjnë shtetin. Disa thonë që të bëjmë një xhandërmëri me të huaj; një palë tjetër kërkojnë përgjime, një palë tjetër kërkojnë prokurorë të huaj, të tjerë synojnë shkrirjen e strukturave të shtetit dhe praktikisht vënien e shtetit shqiptar në statusin e një kolonie afrikane.

Nga ky këndvështrim, shteti është thjesht një strukturë institucionale. Bëj ca institucione, vëj një ligj që të zbatohet nga të gjithë, konsideroji të gjithë si individë që janë të interesuar për veten, vëri të punojnë një një strukturë ekonomike që kontrollohet nga jashtë por që iu jep të hanë bukë mjaftueshëm, dhe, për këta … ky është shteti. Këta të gjithë flasin me kompetencë për trupin e shtetit dhe sistemet e ndryshme që janë pjesë mekanike e shtetit. Në politikë flasin për rregulla e zgjidhje: diskutojnë si është e si duhet të jetë drejtësia; si mund ta bëjnë të huajt më mirë; si duhet të jetë policia etj. Mirëpo, shteti që konsiderohet kështu është një trup i vdekur. Bëj transplantime sa të duash, por trupi i vdekur nuk funksionon. Vëri krahun e shëndoshë një trupi të vdekur, edhe ai krah do të gangrenizohet.

Pra, këtu ka një mangësi të dukshme gjykimi që nuk preket nga këto që bëjnë thirrje për kthimin e shtetit shqiptar në protektorat të hapur. Nuk është problemi se do të vdesë demokracia, se ajo një mënyrë për zgjedhjen e udhëheqësve është, nuk është menyrë jetese, por sepse ky gjykim mekanik I shtetit dhe I funksionit të tij sjell skllavërimin e njerëzve që, në mënyrë të panatyrshme do të detyrohen të funksionojnë në struktura psarafabrikate dhe deformuese për jetesën normale, të sigurtë, të qëllimtë dhe të pranueshme në cdo shoqëri. Nuk jetohet vetëm me bukë, me tulla e me televizone e rrugë të shtruara. Rruga duhet më të cue diku, banesa duhet më të mbrojtë nga shiu dhe era, buka hahet për të pasur forcë me jetue dhe të gjitha bëhen kur ke një qëllim në jetë.

Pra, qëllimi është më i rëndësishëm se trupi. Qëllimi rrjedh nga ideologjia e cila kthehet në shpirtdhënëse, në frymën e shtetit, ashtu si në frymën e njeriut. Nuk vdes njeriu sepse i këputet këmba, sepse jeton edhe pa një këmbë, por sepse i ikën shpirti. Fryma është më e rëndësishme nga trupi, anipse shpesh mohohet e nuk shihet. Prandaj edhe përpjekjet për shtet-ndërtim dështojnë kur nuk janë të ndërmarra nga vetë popujt që janë në krizë. Nuk ka asnjë rast shtet-ndërtimi të suksesshëm nga jashtë. Pse duhet të jemi ne rasti I parë??? nuk ka shans qe do te beje kush shtet po nuk e beme ne vete. problemi eshte se cfare duhet te bejme.

Në një këndvështrim të diskutuar fort, shteti është qënie organike, që në mënyrë pak a shumë të thjeshtuar do të thotë se ka trup por ka edhe shpirt. Shembulli më i bukur I rëndësisë së frymës p[ër shtetin janë ndryshimet e thella që ndodhin në shtetet e ndryshme. Për shembull, Irani është ndryshe kur ishte nën Shahun, dhe ndryshe tani që është një republikë islamike. E njëjta gjë është me Turqinë: ishte një shtet tjetër nën kontrollin e kemalistëve dhe është një shtet tjetër nën kontrollin e Erdoganit. OSe, Gjermani ishte një shtet tjetër nën sundimin hitlerian, dhe është një shtet tjetër mbas Luftës së dytë botërore. Ndryshimin, në të gjithë rastet, nuk e bëjnë të huajt por njerëzit që janë pjesë e trupit të shtetit që lidhen bashkë me një ideologji shtetformuese. Sepse, shteti është shumë më shumë se institucionet. Shteti është formë organizimi supra-organik që frymën e merr nga një ideologji e përbashkët që I jep shoqërisë qëllimin, stabilitetin, ekuilibrin, arsyen, të moralshmen, dhe të natyrshmen.

Nuk ka asnjë dyshim se shteti shqiptar është në krizë të thellë dhe në koma, literalisht është duke u shpërbërë. Sistemet janë të gangrenizuara dhe të kriminalizuara. Truri, që është paria e Tiranës është praktikisht në gjendje cmendurie politike dhe mendon se do të mbijetojë duke kalbëzuar shtetin. Në këtë process kalbëzimi, se po vjen so shumë era dhe kemi qelbur botën, të huajt duan që të zgjidhin problemin. Mirëpo ata e shohin në mënyrë mekanike. Cdo zgjidhje mekanike na con në të njëjtin dështim. Sepse cdo zgjidhje mekanike mbron parinë oligarkike dhe interesat e saj. Ajo që na duhet është një frymë e re, një ringjallje e vërtetë shpirtërore, një ideologji e cila na jep mundësinë që të shërojmë shtetin, njerëzit, shoqërinë, dhe të orfojëq qëllimin që duhet, ekulibret e nevojshme, dhe moralin që na duhet. E vetmja ideologji e sprovuar që ia jep këtë frymë shtetit është kombëtarizmi. Dhe për shqiptarët, kjo është edhe pika e nisjes, alfa dhe omega e shpëtimit dhe e vetmjas mënyrë e duhur dhe e dobishme e rikrijimit të shtetit tonë të kapur nga krimi, paria, pakicat dhe të huajt.