Probleme me lëndime, United i gatshëm të bëjë ofertë të ‘çmendur’ për yllin francez

E publikuar: 31/10/2016 08:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Skuadra angleze, Manchester United po kalon nëpër një moment të keq këtë edicion.

‘Djajtë e Kuq’, nuk kanë arritur të fitojnë në katër ndeshje radhazi në Ligën Premier dhe po kanë probleme të mëdha me lëndime.

I fundit që ka pësuar lëndim është mbrojtësi afrikan Eric Bailly i cili do të mungojë disa muaj.

Përpos Baillyt, lëndim ka pësuar edhe Chris Smalling dhe mbrojtja është në gjendje emergjente.

E pas këtyre problemeve me lëndime, Manchester United është gati të bëjë një ofertë të çmendur në drejtim të Real Madridit për yllin francez, Raphael Varane.

Sipas medieve angleze, United do të tentoj ta bindë Realin ta lë të lirë Varanen me një ofertë prej 60 milionë euro.

Mbetet të shihet nëse ‘Los Blancos’, do ta lënë të lirë yllin francez të largohet nga ‘Santiago Bernabeu’.