Probleme me baterinë e telefonit? Ja një zgjidhje

E publikuar: 18/12/2016 12:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nuk është aspak e këndshme kur telefonit tuaj i mbaron bateria dhe ju nuk keni as karikuesin tuaj dhe as baterinë e zakonshme me kabull, që në fakt nuk është shumë praktike.

Tani nuk ka më rëndësi se ku jeni nëse mbeteni pa bateri në smartphone pasi Powrtabs do t’iu vijë në ndihmë. Ato janë bateri të vogla, të cilat mund të mbahen në xhep dhe nuk kanë nevojë për t’u lidhur me asnjë fish me celularin tuaj.

Kjo bateri në dukje e vogël mund të mbaje deri në 4 orë, në varësi të celularit tuaj.