“Pro mësimit, jo përdhunimit”, Lladrovci del me nxënësit në protestë

E publikuar: 08/02/2019 12:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sot në Drenas protestohet, kurse Kuvendi i Kosovës mban seancë lidhur me rastin e ngacmimit seksual të 16 vjeçares.

Komuna e Drenasit ka njoftuar të gjithë qytetarët se sot, duke filluar nga ora 12:00 deri 13:30 do të mbahet protestë, raporton lajmi.net.

Ndër të parët që i është bashkuar protestuesve është kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci. Po ashtu protestës i janë bashkuar edhe nxënësit e gjimnazit Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Ata janë duke mbajtur parulla në duar. “Pro mësimit, jo përdhunimit”, thuhet në njërën prej parullave të mbajtur në duart e nxënësve.

Protestuesit janë duke u tubuar në ndërkohë.

Në të njëjtën orë është paralajmëruar të mbahet edhe seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës lidhur me ngacmimin seksual, përdhunimin dhe kryerjen e abortit të paligjshëm ndaj të miturës nga Drenasi dhe përgjegjësinë institucionale.