Prizreni dhe Vjosa Osmani lidhin besë: “Kurrë koalicion me PDK-në!”

27.09.2019 21:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Prizreni dhe Vjosa Osmani lidhin besë: “Kurrë koalicion me PDK-në!”

“Vjosa, kur keni qenë më parë në Prizren, ne jua kemi dhuruar në mënyrë simbolike “Hyjneshën në fron” dhe “Vrapuesen e Prizrenit”. Sonte ne nuk kemi dhurata simbolike! Sonte ne po jua japim besën dhe dashurinë e Prizrenit!”, theksoi kryetari i Degës së LDK-së në Prizren, z. Anton Quni, derisa po e prezantonte kandidaten e Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryeministre të vendit, zonjën Vjosa Osmani.

Po ashtu, Quni tha se Prizreni e ka shkaktuar tërmetin e dytë politik, pas tërmetit që u shkaktua ditën e hapjes së fushatës në Prishtinë.

“Deri tani ish-qeveritarët kanë vepruar në Prizren me shantazhe, rrena e haraçe. Por, ju garantoj se më 6 tetor ata do të jenë minoriteti i vetëm në Prizren”, tha z. Quni, i cili, në emër të prizrenasve i premtoi përkrahjen e plotë kandidates Vjosa Osmani, gjatë një tubimi madhështor të mbajtur sonte në Prizren.

Në fakt, kandidatja e LDK-së për kryeministre të vendit, znj. Vjosa Osmani, është besatuar me banorët e Prizrenit dhe të gjithë Kosovës se nuk do të ketë kurrë koalicion me PDK-në, pas fitores më 6 tetor.

“Mos ua falni asnjë sekondë atyre që janë sinonim i krimit dhe korrupsionit, as atyre që bënin pazare me tokat e Kosovës. Le ta dinë të gjithë këtu në Prizren dhe në të gjithë Kosovën. Kurrë më koalicion me PDK-në! Kurrë me krimin e korrupsionin! Prizrenasit e dinë se kur besatohem se nuk ka koalicion me PDK-në, ashtu edhe ndodh. Unë nuk e shkel besën, kurrë koalicion me PDK-në!”, tha zonja Osmani para mijëra qytetarëve të Prizrenit. 

Ajo pohoi me bindje se nuk ka asnjë dyshim që ora e ndryshimit po vjen dhe më 7 tetor do të zgjohemi në një Kosovë ndryshe.

“Lidhja jonë ka mbijetuar dhe është më e fortë se kurrë”, tha zonja Osmani.

Duke i komentuar akuzat nga kundërkandidatët, ajo tha se se ata kanë mbetur të vetmuar, pa përkrahje qytetare.

“Ata janë të vetmuar, unë e kam ekipin. Ky ekip në Prizren e ka në ballë komandant Anton Qunin. Disa prej tyre po thonë Vjosa nuk ka guxim. Qysh nuk ka Vjosa guxim kur e ka komandant Qunin krah të djathtë dhe përkrahjen e të gjithë qytetarëve të Kosovës. Kjo ushtri jona është tepër e fortë”, pohoi Vjosa Osmani.

Ajo i falënderoi familjarët e heronjve Sali Çekaj dhe Agim Ramadani, që ishin të pranishëm në këtë manifestim për ta përkrahur zgjedhjen e saj kryeministre e Kosovës.

Nënkryetari i LDK-së, z. Lutfi Haziri, theksoi se liria e Kosovës është kërcënuar seriozisht nga krimi, korrupsioni dhe nepotizmi.

“Demokracia është e lënduar, sepse autokratët po donë me e sjellë kulturën e lindjes në vendin tonë, por LDK-ja nuk do të lejojë një gjë të tillë”, tha z. Haziri për të shtuar se tubimi në Prizren është dëshmi se LDK do të fitoj më 6 tetor “rrast e fort”.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Selimi: S’jam kërcënuar nga askush e as s’kam nevojë për ndonjë mbrojte

Selimi: S’jam kërcënuar nga askush e as s’kam nevojë për ndonjë mbrojte

Ligji për mbrojtje, mbetet i bllokuar në parlament

Ligji për mbrojtje, mbetet i bllokuar në parlament

Detaje të reja/ Zjarri në banesën në Laç, 2-vjeçari që humbi jetën po luante me shkrepëse

Detaje të reja/ Zjarri në banesën në Laç, 2-vjeçari që humbi jetën po luante me shkrepëse

Bekë Berisha: Albin Kurti ka përgjegjësi për mos lidhjen e koalicionit ndërmjet LVV’së dhe LDK’së

Bekë Berisha: Albin Kurti ka përgjegjësi për mos lidhjen e koalicionit ndërmjet LVV’së dhe LDK’së

Ismajli: Abdullah Tahiri do të jetë në pidestalin më të lartë të lirisë

Ismajli: Abdullah Tahiri do të jetë në pidestalin më të lartë të lirisë

Ky është i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale

Ky është i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale

Policia kërkon këtë person, dyshohet për dhunim

Policia kërkon këtë person, dyshohet për dhunim

Vdes para 8-ditësh një burrë në QKUK, s’paraqitet askush për ta marrë kufomën

Vdes para 8-ditësh një burrë në QKUK, s’paraqitet askush për ta marrë kufomën

Qëllimi final i qeverisë gjermane është “një Libi sovrane” dhe një “proces pajtimi brenda Libisë”,   hapi i parë drejt paqes në Libi?

Qëllimi final i qeverisë gjermane është “një Libi sovrane” dhe një “proces pajtimi brenda Libisë”, hapi i parë drejt paqes në Libi?

Osmani: LDK nuk do të jetë iniciues për shkarkimin e Glauk Konjufcës nga posti i kryeparlamentarit, besoj në marrëveshje

Osmani: LDK nuk do të jetë iniciues për shkarkimin e Glauk Konjufcës nga posti i kryeparlamentarit, besoj në marrëveshje

Janë  publikuar mesazhet, Bonucci e kishte kontaktuar një tifoz ultras të bardhezinjve pasi ishte kthyer nga Milani në Juventus

Janë publikuar mesazhet, Bonucci e kishte kontaktuar një tifoz ultras të bardhezinjve pasi ishte kthyer nga Milani në Juventus

Presidenti Hashim Thaçi ka kërcënuar me  veprime kushtetuese në rast se nuk gjendet zgjidhje për formim të  institucioneve

Presidenti Hashim Thaçi ka kërcënuar me veprime kushtetuese në rast se nuk gjendet zgjidhje për formim të institucioneve

Në Vetëvendosje po thonë se do të  bëjnë dorëzimin e propozimit për mandatar brenda afateve dhe pa vonesa, por kur nuk dihet!

Në Vetëvendosje po thonë se do të bëjnë dorëzimin e propozimit për mandatar brenda afateve dhe pa vonesa, por kur nuk dihet!

Thaçi: I kemi përmbushur kriteret për viza, mirëpo shtetet e BE-së nuk janë unike

Thaçi: I kemi përmbushur kriteret për viza, mirëpo shtetet e BE-së nuk janë unike

Tenori Ramë Lahaj: Zot ruje Shypnin prej shartimit t’kti soji si Edi Rama, që e paditi Ramush Haradinajn

Tenori Ramë Lahaj: Zot ruje Shypnin prej shartimit t’kti soji si Edi Rama, që e paditi Ramush Haradinajn

Lumezi: Është fakt i njohur se besimi i qytetarëve ne sistemin e drejtësisë është i ultë

Lumezi: Është fakt i njohur se besimi i qytetarëve ne sistemin e drejtësisë është i ultë