Prizreni bëhet me parking publik me kapacitet për 100 vetura

E publikuar: 14/08/2018 14:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në Prizren është hapur parkingu i parë publik me kapacitet prej 100 veturave prapa Shtëpisë së Bardhë.

Lajmin e bëri të ditur kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka

“Për shkak të afërsisë nga qendra historike, parkingu do të shërbejë veçanërisht për vizitorë dhe afaristë të Çarshisë së Bazhdarhanes, duke e zbutur kështu një problem shumë të theksuar për zhvillimin e turizmit dhe të afarizmit për 400 shitore që veprojnë në këtë zonë. Deri në fund të vitit, kemi paraparë që parkimi në këtë lokacion të jetë falas për 3 orë, ndërsa në të ardhmen do të caktohet një tarifë, gjithsesi shumë e volitshme”.

“Në të ardhmen, në këtë lokacion planifikojmë të ndërtojmë një parking nëntokësor për 400 automjete, gjë që do të bënte një zgjidhje të përhershme për vizitorët në këtë zonë.
E gëzofshim!”, ka shkruar ai në Facebook.