Prizren, nis aksioni për heqjen e billbordeve

E publikuar: 06/11/2019 15:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Drejtoria e Inspektoratit e Komunës së Prizrenit ka filluar largimin e billbordeve të vendosura në pjesë të ndryshme të qytetit, pa leje të organeve kompetente komunale.

Sipas njoftimit të Komunës, të gjitha këto tabela të vendosura në mënyrë të kundërligjshme në hapësira të ndryshme do të largohen deri në fund të javës.

Drejtoria e Inspektoratit apelon te të gjithë qytetarët, të cilët janë të interesuar për shfrytëzimin dhe vendosjen e këtyre tabelave informuese që t’i respektojnë procedurat ligjore për shfrytëzim të hapësirave publike.