Prizeren: Konfiskohen 13 kg marihuanë

E publikuar: 22/04/2017 13:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në Prizren, Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik nga burime të besuara ka pranuar informacione se në një mjet transportues (kamion), me targa vendore, pronë e një kompanie transportuese nga Vitia, që po barte mobile për në Zvicër, kishte të fshehura një sasi të konsiderueshme të substancave narkotike të llojit marihuanë.

Gjatë kontrollimit, të fshehura në mobile, janë gjetur 34 paketime plastike në të cilat gjendej një substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë  me peshë: 19 kg e 305 gram, thuhet në raportin e Policisë.

Me aktvendim të Prokurorisë Themelore në Prizren  të dyshuarit A. B, i është caktuar masa ndalimit policor për 48 ore.