Pritjet e gjata e të lodhshme të bashkatdhetarëve në Merdar

E publikuar: 17/07/2018 17:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në pikat kufitare me Serbinë vazhdojnë të jenë të gjata pritjet e bashkatdhetarëve tanë që kanë mësyrë Kosovën.
Gjatë të hënës (dje) pritjet më të mëdha ishin në Merdar, ku sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, për të hyrë në Kosovë nga kjo pikë kalimi, qytetarët duhet të prisnin prej 2 deri në 2 orë e gjysmë.

Një qytetar ka dërguar një video te “Zyra e Ankesave”, tregon për kolonat kilometrike në pikën e kalimit kufitar në Merdarë gjatë ditës së hënë.

Ndërkohë, sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, sot gjendja është edhe më e vështirë.

Pritjet për të hyrë në Kosovë nga pika e Merdarit, janë 3 orë, ndërsa për të lënë Kosovën nga kjo pikë kufitare duhen 1 orë pritje.