Pritja e madhe që iu bë Ronaldos në rikthimin e dytë në Old Trafford – pushtime të fushës, selfie dhe duartrokitje pa fund për portugezin

E publikuar: 24/10/2018 10:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Cristiano Ronaldo u rikthye në Old Trafford, tani me Juventusin për tu përballur me klubin që e bëri të njohur, Manchester Unitedin.

Ai ishte kthyer fillimisht me Real Madridin, para disa vite, ndërsa tani me Zonjën e Vjetër  me të cilët mori një fitore me rezultat 1-0, me golin e Paulo Dybalas.

Ish-ylli i United mbetet lojtar i dashur për anglezët dhe të tillë kishte shumë, që ishin të etur për të takuar atë edhe gjatë ndeshjes, pasi një u fut në fushë në mes të saj, e disa në fund.

Cristiano Ronaldo para ndeshjes . (Photo by Laurence Griffiths/Getty Images)

Shumë të tjerë provuan fatin e tyre për një takim me CR7, por shumë dështuan në pjesën më të madhe.

Njëri që u fut në fund e fitoi një foto.

Futbollisti 33-vjeçar portugez mori telefonin e personit që ishte kapur dhe i bëri një selfie, para se sigurimi ta merrte.

Cristiano Ronaldo me tifozin e tij . (Photo by Laurence Griffiths/Getty Images)

Një legjende!

Ishte një natë për tu kujtuar për yllin e Juventusit, i cili bëri emër në Manchester United gjatë një periudhe që zgjati nga 2003 deri në 2009.

Tifozat e Manchester Unitedit . (Photo by Michael Regan/Getty Images)

Pesë herë fituesi i Topit të Artë pati disa shanse për të shënuar në ndeshje, por portieri i Unitedit, David de Gea, ishte fantastike duke ia mohuar golin.

Ronaldo me të shkelur në qytetin e Mançesterit u prit nga tifozët.

Pamja nga stadiumi Old Trafford . (Photo by Michael Regan/Getty Images)

Kjo vazhdoi edhe poshtë tunelit në ‘Teatrin e Ëndrrave’, para dhe pas ndeshjes.

Shumë duartrokitje në fund, pasi ai kishte vendosur që i fundit ta lëshojë fushën legjendare.

Ronaldo duke u larguar nga stadiumi . (Photo by Michael Regan/Getty Images)

Tifozët e United qëndruan aty dhe e duartrokitën, pasi Ligën e Kampionëve të fundit e kanë fituar me të si lojtar i tyre.  /Telegrafi/