Rexhep Kadriu pritet të jetë zv/ministri i parë, i emëruar nga kryeministri Haradinaj

E publikuar: 18/09/2017 14:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nënkryetari i komunës së Gjilanit, njëherësh anëtari i partisë Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Rexhep Kadriu do të jetë zëvendësministër në Ministrin e Infrastrukturës, e cila drejtohet nga Pal Lekaj.

Siç mëson Indeksonline nga burime të sigurta, Kadriu do të emërohet në këtë pozicion shumë shpejtë.

Kjo gjë madje do të bëhet publike nga vetë kryeministri Ramush Haradinaj, sot gjatë mbledhjes së Qeverisë apo eventualisht pas dy ditëve.

Kadriu ishte kandidat për deputet në zgjedhjet nacionale të 11 qershorit.

Poashtu ai është kandidat i AAK-së për kryetar të Gjilanit në zgjedhjet komunale të 22 tetorit./Indeksonline/