Pritet të fillojnë hetimet për ngacmimet seksuale në Medresenë Alauddin

E publikuar: 19/10/2018 13:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Prokuroria Themelore në Prishtinë pritet që shumë shpejt të nisë hetimet lidhur me akuzat se në Medresenë “Alauddin” ka pasur ngacmime seksuale ndaj nxënëseve.
Lajmin e ka konfirmuar zëvendës-kryeprokurori i Prishtinës, Ibrahim Berisha.

“Së shpejti fillojnë hetimet për këto akuza. Ky është një rast me prioritet për Prokurorinë”, ka thënë Berisha.

Akuzat për ngacmime seksuale i ka ngritur teologu Emin Bajrami, i cili pretendon se në ngacmime seksuale janë përfshirë dy profesorë të Medresesë.

Në një reagim para disa ditësh Medreseja ka thënë se këto “janë shpifje e gënjeshtra”.

Ndërkohë, Bashkësia Islame ka thënë se është e gatshme të bashkëpunojë me organet hetuese./REL