Pritet shkarkimi i Lopeteguit gjatë ditës së hënë, Conte rrugës për Madrid

E publikuar: 29/10/2018 01:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Humbja 5-1 e Real Madridit në El Clasico kundër Barcelonës në Camp Nou duket se ka qenë fundi i durimit të Florentino Perez.

Sipas Marcas, presidenti i Los Blancos edhe zyrtarisht të hënën do të shkarkojë Julen Lopeteguin nga detyra e trajnerit.

Në vendit të spanjollit me shumë mundësi do të emërohet trajneri i njohur italian, Antonio Conte, i cili pritet të mbërrijë gjatë ditës së hënë në kryeqytetin spanjoll.

Por, në rast se marrëveshja me Conten vonohet për shkak se ai duhet të zgjidhë së pari kontratën që ka nga e kaluara me Chelseat, atëherë detyrën e trajnerit përkohësisht do ta marrë Santiago Solari.

Santiago Solari gjatë një ndeshje të Real Madrid Castillas (Foto: Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images/Guliver)

Në rast se kjo ndodhë, ish-mesfushori i Los Blancos do ta drejtojë skuadrën të mërkurën në Kupën e Mbretit kundër Melillas.

Solari aktualisht është trajner i skuadrës të së rinjve te Reali, pra ka përvojën e nevojshëm për të qenë trajner i përkohshëm i skuadrës së parë.

Në sondazhin e Telegrafi Sport në Facebook në pesë orët e para kanë votuar mbi gjashtë mijë persona, 70 për qind e tyre ishin pro shkarkimit të menjëhershëm të Lopeteguit

Aktualisht skuadra nga qyteti i Madridit renditet në vendin e nëntë në La Liga me 14 pikë. /Telegrafi/