Priten arrestime të zyrtarëve të lartë në Tiranë, para vizitës së Merkel

E publikuar: 01/07/2015 19:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Siç mësohet bëhet fjalë për zyrtare që kanë menaxhuar dosjen e frikshme të menaxhimit të koncensioneve dhe tenderave të energjisë nga viti 2007 deri në vitin 2013.

Në fakt një pjesë të dosjes së energjisë e ka hapur sot edhe Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Arben Ahmeti.

“Tani nëse janë 353 koncesione dhe vetëm 53 kanë funksionuar, 300 të tjera janë abuzivë. Ato koncesione kanë dështuar për dy arsye kryesore. E para është që kanë ardhur jo me projekt, por kanë abuzuar të drejtën korruptive të kontaktit me administratën e lartë dhe me drejtuesit e ministrive. E dyta është që nuk kanë pasur financime. Të japësh koncesion dikujt pa mbështetje financiare, kjo është abuzivitet, korrupsion”, deklaroi Ahmetaj.

Qeveria pritet që të ndryshojë ligjin për koncesionet dhe partneritetin publik-privat, i cili sipas Ahmetajt nuk lejon më abuzime.

“Dikush mund të vinte me tri fletë, me tri copa letre dhe ta quante propozim të pakërkuar. Që këtu niste abuzimi. Tani administrata nuk ka për të pranuar një ofertë minimaliste. Do të duhet që ai që bën një ofertë të pakërkuar, do të duhet të bëjë një ofertë që është një paraprojekt i avancuar, ose një projekt i plotë”, shtoi ministri i Zhvillimit Ekonomik.
Ligji i ri, sipas Ahmetajt, shkurton kohën e lejeve dhe procedurat burokratike për dhënien e një koncesioni nga 272 ditë që është sot, në 150 ditë.

Paralelisht ligji i ri i hap rrugë koncesioneve dhe investimeve të përbashkëta shtet-privat edhe në sektorin e bujqësisë, të cilat deri më tani kanë qenë të përjashtuara. Përballë mungesës së parave publike, Qeveria shpreson që përmes kësaj rrugë të tërheqë kapitalin privat për të financuar.