Prisnin në radhë për të hyrë në klubin e natës, befasuan me ngjyrat e njëjta të veshjeve (Foto)

E publikuar: 02/01/2019 09:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në shikim të parë, duken sikur të rinj të zakonshëm që po prisnin në radhë, për të hyrë në një klub nate.

Mirëpo, kur shikohen me vëmendje të pranishmit në këtë grup në Nottingham të Anglisë, vërehet se kanë zgjedhur veshjet e njëjta, transmeton Telegrafi.

“Ka qenë ndonjë kod i veshjes, që të gjithë të veshin pantallona gri dhe këmisha të zeza”, ishte një prej komenteve të shumta, të imazhit që u shpërnda në rrjetet sociale.

Shikuesit mbetën të befasuar dhe nuk po besonin se si mund të mblidheshin kaq shumë njerëz, në një vend që janë veshur me rrome që kanë ngjyra të njëjta. /Telegrafi/