Prishtinasit nuk e dinë s’e çka është frika, sheshi ‘Nëna Terese’, po frymon edhe pse epidemia e virusit Korona e ka kapluar Kosovën

E publikuar: 16/03/2020 14:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeqendra e Kosovës, Prishtina, në këtë kohë të epidemisë nga Koronavirus, ka gjallëri dhe pa frikë, raporton Infosot. Banorët e Kryeqytetit po lëvizin lirshë në sheshin kruesor ‘Nëna Terese’.

Po thuajse 99% e bizneseve të vogël, të mesme dhe të mëdha janë mbyllur, aty këtu mundë ta gjeni ndo një kafiteri sa për ta marrë kafën me vete, apo ndo një pije tjetër.

Por, siç tha njëri nga pronarët e një picerie në rrugën e UÇK’së, nga inspektorët është këshilluar që klientët mos të qëndrojnë brenda, ka thënë për gazetën Infosot.

Masat e sigurisë në qytet nga policia dhe përfaqësuesit e institucioneve të tjera janë në numër të vogël, jo si në qytetet e tjera.

Kujtojmë s’e deri më tani në Prishtinë, ende nuk ka as një qytetar të prekur nga virusi COVID-19.