Prishtinas, gjatë këtyre orëve të pasditës së sotme duhet t’i mbani mbyllur dritaret

E publikuar: 11/07/2018 11:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Komuna e Prishtinës me anë të një njoftimi bën të ditur se sot fillon faza e tretë e dezinsektimit hapësinor në komunën e Prishtinës.
Sipas njoftimit kjo ditë është zgjedhur pas të gjitha përgatitjeve teknike dhe operative nga ana e Komunës së Prishtinës dhe kompanisë pasi që parashikimet klimatike sigurojnë një javë me mot stabil dhe pa reshje, për arsye se reshjet gjatë procesit të dezinsektimit e bëjnë të paefektshëm aksionin.

“Duke u bazuar në këto të dhëna, sivjet do të dezinsektohet një sipërfaqe e përgjithshme prej mbi 6000 hektarë, duke përfshirë edhe zona rurale ku ka potencial të lartë të zhvillimit të këtyre insekteve.

Edhe këtë vit do të përdoren preparatet e sigurta të regjistruara për përdorim në vendet e Bashkimit Evropian dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, thuhet në njoftimin e komunës.Komuna apelon tek qytetarët që gjatë kohës së dezinsektimit, për së paku një orë duhet të kufizohet dalja në hapësirat që dezinsektohen.

“Gjithashtu, dritaret e shtëpive dhe banesave duhet të mbahen të mbyllura, ashtu që të mos futen insektet brenda. Apelohet tek shoqatat e bletarëve, për kujdes të shtuar gjatë kësaj periudhe”, thuhet në njoftim.

Komuna ka dërguar edhe orarin e dezinsektimit nëpër lagjet e Prishtinës Dezinsektimi do të bëhet çdo ditë duke filluar nga ora 19:30 deri në orën 23:30 (24:00)

11.07 Aktash, Lagjja e Muhaxherrëve, Parku i Qytetit, Vellushë (Blloqet-Shtëpia e Pleqve), Qendra e Qytetit, Qyteza Pejton, Tophane;

12.07 Lakrishte, Dardania, Arbëria,Shkabaj, Ulpiana, Zona Industriale dhe Kazerma Adem Jashari

13.07 Prishtina e Re (Veternik), Lagjja Nic; Lagjja Qëndresa, Kodra e Trimave dhe Vneshtat

14.07 Bregu i Diellit, Lagjja E Spitalit, Kalabria, Kolovice dhe Kolovice e Re

15.07 Taslixhe, Velani, Mat, Sofali, Taukbahqe dhe Gërmi

16.07 Bernice e Eperme dhe Bernice e Poshtme, Barileve, Besi, Bardhosh, Prugovc, Teneshdoll, Vranidoll dhe Hajvali.