Prishtina vazhdon aksionin për largimin e mallrave serbe me mbishkrime antikushtetuese

E publikuar: 23/11/2018 17:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Prishtina ka vazhduar aksionin e largimit të mallrave serbe me mbishkrime kundër shtetit të Kosovës.
Në komunën e Prishtinës për të tretën ditë me radhë është duke vazhduar aksioni për largimin e mallrave të importuar nga Serbia që i drejtohen Kosovës si “Kosove dhe Metohi”, “Kosovo Unmik”, “Kosovo 1244”, “Kosove Rezoluta 1244”, si dhe me emërtime të tjera në kundërshtim me emrin kushtetues të shtetit tonë”, thuhet në njoftimin e kësaj Komune.

Tutje në këtë njoftim bëhet e ditur se aksioni do të vazhdoj edhe në ditët në vijim.

“Janë larguar edhe mallrat që si adresë kanë një qytet të caktuar, e jo Republikën e Kosovës. Aksioni do të vazhdojë nëpër secilën pikë të shitjes brenda territorit të Kryeqytetit” thuhet tutje në njoftim.