Prishtina triumfon lehtësisht ndaj Pejës

E publikuar: 17/03/2018 15:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kampioni në fuqi i Kosovës, Prishtina është rikthyer te fitoret.

Pas humbjes nga Bashkimi në mesjavë, prishtinasit kanë triumfuar ndaj Pejës.

Kryeqytetasit kanë shënuar fitore me 53 pikë epërsi 116-56.

Më i dalluari te Prishtina në këtë takim ishte Filip Bundovic që shënoi 33 pikë pati 10 kërcime dhe bëri një asistim.

Me lojë të mirë tek bardh e kaltërtit u dalluan edhe Ardit Beqiri që shënoi 25 pikë si dhe Valon Bunjaku që shtoi 24 të tjera.

Tek pejanët më i dalluari në këtë sfidë ishte Beq Kovaqi me 33 pikë por që nuk mjaftuan për të befasuar liderin.

Prishtina pas kësaj fitore vazhdon të mbetet në pozitën e parë në tabelë me 45 pikë.

Ekipi nga kryeqyteti kosovar ka marrë 22 fitore nga 23 ndeshje këtë edicion.

Ndërkohë Peja ndaj Prishtinës pësoi humbjen e 16 këtë edicion teksa ka edhe gjashtë fitore dhe zë pozitën e gjashtë në tabelë. /Telegrafi/