Prishtina nuk lejon befasi me Rahovecin, Bashkimi e mbyll me fitore

E publikuar: 21/04/2018 07:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sigal Prishtina e ka mbyllur stinorin e rregullt me fitore duke e mposhtur Rahovecin me rezultat 99-93.

Prishtina e mbylli të gjithë sezonin me vetëm një humbje.

Lojtari më i mirë në ndeshje ishte Alban Veseli që shënoi 32 pikë.

Te Prishtina u dalluan edhe Filip Bundovic dhe Granit Rugova, ndërsa më i miri te Rahoveci ishte Tyler Deihl me 27 pikë.

Në ndeshjen tjetër Trepça luajti kundër Bashkimit, ku fitoi me rezultat të ngushtë 88-93.

Bashkimi është në vendin e dytë, Rahoveci i treti dhe Golden Eagle Ylli i katërti. /Telegrafi/