Prishtina me 27 futbollistë në përgatitjet për Evropë, dy janë larguar, dy të tjerë kanë kërkuar largimin

E publikuar: 19/06/2018 21:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Prishtina  po punon në qetësinë maksimale buzë “Alpeve Shqiptare” nën ambient të përkryer pune që po ofron kompleksi i hotelit “Onix” në Banjë të Pejës.

Skuadra nga e shtuna e shkruar do të qëndroj deri në fund të javës, vend ky që Prishtina ka zgjedhur në vitin e dytë me radhë. Ndërsa po stërvitet në fushën me bari sintetik të kompleksit dhe në fushën e stadiumit “Shahin Haxhiislami”, në Pejë.

Në përgatitje janë numër më i reduktuar i futbollistëve të cilët llogaritën që mund të udhëtojnë apo që do të luajnë në Evropa Ligë.

Skuadra ka probleme edhe me përforcimet e ardhura e që disa nga ta, disa nga ta çuditërisht klubet nuk janë duke dashur t’i lëshojë deri më 30 qershor duke mos llogaritur fare që suksesi i Prishtinës do të sillte koeficient shumë më të lartë dhe mundësinë që Kosova t’i ketë tre skuadra në gara ndërkombëtare (më hollësisht do t’iu sqarojmë ndërkohe).

Ndërsa deri më tani nga klubi janë larguar Gentrit Dumani dhe Ben Nash Quansah. Drashko Bozhoviç dhe Diar Miftaraj kanë kërkuar të largohen, por klubi ende nuk ka arritur marrëveshje të shkëputjes së kontratës.

Në përbërjen e lojtarëve që po përgatiten në Pejë janë 27 futbollistë.


Portierë: Visar Bekaj, Alban Muqiqi, Ardit Nika dhe Laurit Behluli.

Mbrojtës: Armend Thaqi, Përparim Osmani, Lorik Maxhuni, Abdul Bashiru, Armend Dallku, Debatik Curri, Ahmet Haliti, Agon Xhaka dhe Leotrim Bekteshi.

Mesfushorë: Jamal Arago, Lorik Boshnjaku, Mergim Pefqeli, Ergyn Ahmeti, Meriton Korenica, Argjend Mustafa, Gauthier Mankenda, Arbër Hoxha, Donat Hasanaj, Liridon Fetahaj dhe Qendrim Zyba.

Sulmues: Ahmed Januzi, Basit Abdul Khalid, Alen Jasharoski.