Prishtina gati për edicionin e ri në FIBA Europe Cup, pret ukrainasit e Cherkaski Mavpy

E publikuar: 17/10/2018 14:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Z Mobile Prishtina beson që do të nisë me fitore edicionin e ri në FIBA Europe Cup.

Sot ata luajnë kundër skuadrës ukrainase Cherkaski Mavpy, nga ora 20:00 në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve.

Trajneri Damir Mulaomerovic dhe basketbollisti Dardan Berisha janë shprehur optimist në konferencë për shtyp para ndeshjes.

Ata besojnë që jo vetëm këtë ndeshje, por do të fitohen disa për të kaluar në fazën e dytë të kësaj gare.

Prishtina ka dështuar të arrijë këtë në tre stinorët e shkuar, por tash është shumë më e optimiste dhe më e përgatitur, pasi ka edhe fond të lojtarëve.

Grupit E e përbëjnë edhe Bakken Bears (Danimarkë) e Steaua Bukuresht (Rumani).

Prishtina është eliminuar nga Liga e Kampionëve para disa ditësh. /Telegrafi/