Prishtina fiton lehtësisht ndaj Lipjanit

E publikuar: 17/11/2018 08:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në xhiron e nëntë të Superligës së Kosovës në basketboll Z Molibe Prishtina e ka mposhtur me rezultat të thellë Lipjanin.

90-51 ishte rezultati përfundimtar i takimit të sotëm që u zhvillua në Prishtinë edhe pse klubi prishtinas ishte në cilësinë e mysafirit.

Prishtina e dominoi ndeshjen nga fillimi deri në fund, ndërsa më shumë minuta kishin lojtaët që kanë luajtur më pak këtë edicion.

Kjo pasi Prishtina luajti në fillim të javës në Eurpcup ndaj Steaua Bukureshtit ku shënuan fitore.

Meriton Ismaili ishte më i miri te Prishtina me 18 pikë, e tre kërcime.

Kurse te Lipjani më i miri ishte Fisnik Juniku me 10 pikë, një kërcim e dy asistime.

Prishtina kthehet në vendin e parë , pasi ka tetë fitore në po aq ndeshje. /Telegrafi/